0 fitore në Ligën B, ja pozicioni në të cilin e mbyll Shqipëria në renditjen e Ligës së Kombeve. De Biazi kalon Kosovën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2022 | 0:38

0 fitore në Ligën B, ja pozicioni në të cilin e mbyll Shqipëria në renditjen e Ligës së Kombeve. De Biazi kalon Kosovën

Shqipëria mori pjesë për herë të parë në Ligën B në Ligën e Kombeve dhe kjo paraqitje nuk shkoi ashtu siç pritej. Fati i madh i kuqezinjve ishte se Rusia u përjashtua nga aktivitetet ndërkombëtare por Shqipëria nuk shfrytëzoi mundësinë për t’u ngjitur më lart.

bandicam 2022-09-27 22-45-23-686

I vetmi fat nga i cili përfitoi skuadra e drejtuar nga Edi Reja, ishte se nuk rrezikonte rënien meqë Rusia doli automatikisht nga grupi i saj. Shqipëria mori vetëm 2 barazime dhe 2 humbje në 4 ndeshjet e saj, duke u renditur kësisoj në vendin e tretë mes tre skuadrave që ishin në garë.

Kësisoj, Shqipëria është renditur në vendin e 27 në renditjen e përgjithshme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve, duke lënë pas vetëm Malin e Zi mes skuadrave që kanë dalë të tretat në grupet përkatëse në Ligën B. Meqë për renditjen e përgjithshme nuk llogariten pikët e siguruara me vendet e katërta në grupe, Mali i Zi u rendit pas Shqipërisë edhe pse kishte 7 pikë, pasi 6 i kishte me Rumaninë që ra në Ligën C.

asdasdasdasdsadd

Kurse Kosova, e cila e në edicionin e kaluar ishte në vendin e 44-t, këtë herë është në vendin e 39-të, pasi ka dalë skuadra e tretë më e mirë mes të dytave në grupet e Ligës C, me Azerbajxhanin e De Biazit që renditet një vend më sipër saj.

asdasdassadda

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"