ZYRTARE/ Tjetër largim nga Flamurtari, sulmuesi 24-vjeçar konfirmon “divorcin” me kuqezinjtë
Vazhdon eksodi i largimeve te Flamurtari. Pas mbrojtësi Kacbufi, së fundmi ka qenë sulmuesi Trimror Selimi që ka konfirmuar “divorcin” me kuqezinjtë.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, 24-vjeçari ka bërë me dije se nuk do të vijojë bashkëpunimi me Flamurtarin, pas ngjitjes në elitën e futbollit shqiptar.
”Me anë të këtij postimi, dua t’ju njoftoj se pas përfundimit të kontratës, më nuk do të jem pjesë e Flamurtari F.C- Vlorë.
Falenderoj te gjithë stafin e klubit për bashkëpunim, duke filluar nga kryesia, trajnerët, bashkë lojtarët dhe tifozët!”, ka shkruar Selimi.
Vlen të theksohet fakti se me fanellën e Flamurtarit, sulmuesi regjistroi 16 ndeshje në kampionat dhe dy në Kupën e Shqipërisë, teksa arriti të shënonte edhe 3 gola.
PANORAMASPORT.AL













