ZYRTARE/ Përvoja e tij e parë europiane si trajner, djali i Karlo Ançelotit firmos për dy vite me klubin që luan në Champions
Davide Ançeloti ka surprizuar me të ardhmen e tij. Djali i Karlos do të marrë drejtimin e Lilë. Klubi francez ka njoftuar se italiani ka firmosur një kontratë dyvjeçare.
36-vjeçari është gati të përjetojë periudhën e tij të dytë si trajner kryesor, pas asaj që pati vitin e kaluar në stolin e klubit brazilian Botafogo.
Duke shërbyer si asistent i babait të tij te Real Madrid, Bajern Mynih dhe veçanërisht Napoli, Davide deri më tani kishte qenë pranë tij edhe në stolin e ekipit kombëtar të Brazilit. Ai zëvendëson Bruno Genesio, i cili u largua nga klubi në fund të këtij sezoni 2025-2026, i cili e pa Lilë të kualifikohej për Ligën e Kampioneve të ardhshëm.
“Lilë njofton sot emërimin e Davide Ançelotit si trajner i ekipit të parë. Tekniku italian, i cili ka punuar me klubet dhe ekipet kombëtare më të mëdha në botë, ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare”, thuhet në deklaratën e klubit francez.
𝑫𝒂𝒗𝒊𝒅𝒆 𝑨𝒏𝒄𝒆𝒍𝒐𝒕𝒕𝒊 𝒆𝒔𝒕 𝒍𝒆 𝒏𝒐𝒖𝒗𝒆𝒍 𝒆𝒏𝒕𝒓𝒂𝒊̂𝒏𝒆𝒖𝒓 𝒅𝒖 𝑳𝑶𝑺𝑪 🆕🇮🇹
Le LOSC annonce aujourd’hui la nomination de Davide Ancelotti comme entraîneur de l’équipe première. Le technicien italien, passé par les plus grands clubs et sélections du monde,… pic.twitter.com/OPDiyyr5XO
— LOSC (@losclive) June 1, 2026
PANORAMASPORT.AL













