ZYRTARE/ Ish-kapiteni transferohet te Pogradeci, Peralta u bashkohet rivalëve direkt për mbijetesë! Bylisi i befason të gjithë me dy lëvizjet e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2026 | 23:52

ZYRTARE/ Ish-kapiteni transferohet te Pogradeci, Peralta u bashkohet rivalëve direkt për mbijetesë! Bylisi i befason të gjithë me dy lëvizjet e fundit

Klubi i Bylisit ka surprizuar me lëvizjet e kryera së fundmi në merkaton në dalje, teksa është bërë me dije se anësori i majtë Aleks Peralta do të vijojë karrierën te rivalët direkt për mbijetesë Flamurtari. Ndërkohë që ish-kapiteni Marin Abazaj, është rikthyer te Pogradeci dhe do të japë kontributin e tij, për skuadrën e vendlindjes.

BYLIS

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi ballshiot nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare:

NJOFTIMI ZYRTAR: 

FK Bylis ka arritur të transferojë, me marrëveshje mes klubeve, anësorin e majtë Alex Peralta te skuadra e Flamurtarit të Vlorës.
Marin Abazaj, në vijim, do të vazhdojë karrierën te skuadra e Pogradecit në Kategorinë e Parë!
Klubi i falënderon për kontributin dhe i uron Peraltës e Abazajt suksese në eksperiencën me klubet e tyre.

PANORAMASPORT.AL