Postuar: Janar 9, 2026 | 17:57
ZYRTARE/ Egnatia po e mbante të fshehur prej disa muajsh, presidenti Demrozi prezanton sulmuesin e ri
Daniel Adjesa është zyrtarisht lojtar i Egnatias. Klubi kampion e ka prezantuar sulmuesin e ri me kontratë 4-vjeçare.

“Daniel Adjessa pjesë e Egnatias. Sulmuesi ka nënshkruar për plot 4 vite të ardhshme. Mirë se erdhe dhe suksese”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Futbollisti 23-vjeçar ka qenë në dy edicionet e kaluara pjesë e ekipit të Dumlupinar në kampionatin e Qipros turke, ndërsa është larguar nga atje që në verë për t’iu bashkuar me rrogozhinasit. Këta të fundit nuk ia kanë dalë që ta regjistrojnë për pjesën e parë të sezonit, por tashmë kanë përfunduar shpejt procedurat, për ta pasur në gatishmëri që në ndeshjen e kësaj fundjave në Kupën e Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL













