ZYRTARE/ Egnatia nuk pret më gjatë, prezanton zëvendësuesin e lojtarit të Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2026 | 15:28

ZYRTARE/ Egnatia nuk pret më gjatë, prezanton zëvendësuesin e lojtarit të Kombëtares

Levan Tandilashvili është zyrtarisht portier i Egnatias. Klubi e prezantoi sot krah presidentit Agim Demrozi.

Screenshot 2026-01-31 152748

Gjeorgjiani afrohet si një tjetër alternativë për të zëvendësuar Dajsinanin. Për këtë të fundit u tha se do të largohet në këtë merkato, megjithatë akoma nuk është zyrtarizuar asgjë.

Portieri i Kombëtares shqiptare është parë si element kyç për skuadrën e Edlir Tetovës. Bashkë me të, zërat për largimin kanë qenë edhe për mbrojtësin Xhemajli.

Njoftimi i Egnatias:

“Levan Tandilashvili pjesë e Egnatias.Portieri gjeorgjian i është bashkuar skuadrës. Mirë se erdhe dhe suksese!”

Screenshot 2026-01-31 152722

PANORAMASPORT.AL