Volejbolli i moshave, Dinamo e vajzave dhe Partizani i djemve festojnë titullin
Me ekipet e para që janë në fazën e finaleve “play off”, volejbolli i moshave ka shpallur kampionët në radhët e të rinjve.

Në radhët e vajzave festa ishte për Dinamon. Skuadra blu u shpall kampione e Shqipërisë për kategorinë U-20, duke kurorëzuar në mënyrën më të mirë një sezon të shkëlqyer. Kryeqytetaset mposhtën Skënderbeun në finale, duke i mbyllur llogaritë me dy ndeshje. Pasi kishin fituar 3-0 në Farkë, vajzat blu e kompletuan punën duke triumfuar 1-3 në Korçë në takimin e dytë që u zhvillua të shtunën.
Në përfundim të ndeshjes u zhvillua edhe ceremonia tradicionale e ndarjes së medaljeve dhe trofeut, të cilat u dorëzuan nga zëvendëspresidentët e Federatës Shqiptare të Volejbollit, Konalsi Gjoka dhe Dashamir Brari, për t’i lënë më pas vend festës së merituar të vajzave Dinamos.
Të dielën ishte radha për të kurorëzuar kampionët në kategorinë U-21 të djemve, teksa në u përballën për finalen e dytë Partizani dhe Farka. Pas kishin triumfuar 3-0 në takimin e parë, të kuqtë këtë herë fituan me rezultatin 3- 2, për ta mbyllur serinë 2-0, duke ngritur për të dytin vit radhazi lart titullin kampion. Një sezon fantastik për Partizanin, me 16 fitore në po kaq ndeshje, skuadër që drejtohet nga dy “ustallarë” të sportit të rrjetës në Shqipëri, si Elton Tukseferi dhe Klodjan Kasa.
PANORAMASPORT.AL













