Volejbolli futet në zonën e nxehtë, gati sfidat e parë të “play off”-it

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2026 | 21:34

Volejbolli futet në zonën e nxehtë, gati sfidat e parë të “play off”-it

Pas përfundimit të sezonit të rregullt të kampionateve, volejbolli shqiptar tashmë është gati për pjesën e nxehtë, për “play off”-in, fazë që do të vendosë edhe trofeun më të rëndësishëm kombëtar për edicionin 2025-2026. Faza para “play off” do të nisë nesër me ndeshjet e para në radhët e femrave, teksa Dinamo do të përballet me Teutën në Farkë, ndërsa Skënderbeu pret Partizanin në Korçë, takime që do të zhvillohen në orën 18:00.

Tirana-Pogradeci

Më tej, më datë 3 prill, do të jetë radha për ndeshjeve të meshkujve, ku Skënderbeu do të presë Studentin, ndërsa Erzeni luan në shtëpi kundër Vllaznisë, përballje që do të zhvillohen në orën 19:00. Kujtojmë që kualifikimi për në gjysmëfinalet “play off” është me dy fitore, aty ky tashmë kanë kaluar direkt Pogradeci dhe Tirana te femrat dhe Partizani e Tirana te meshkujt.

FEMRA PARA “PLAY OFF”

NDESHJET E PARA

2 PRILL

DINAMO – TEUTA   18:00

SKËNDERBEU – PARTIZANI         18:00

 

NDESHJET E DYTA

5 PRILL

PARTIZANI – SKËNDERBEU        18:00

6 PRILL

TEUTA – DINAMO               14:00

 

KLASIFIKIMI I SEZONIT

TË RREGULLT 2025-2026

 

RENDITJA

SKUADRA      F        H         SET     PIKË

1.POGRADECI 14      0          42-9     38

2.TIRANA        11      3          38-12   34

3.DINAMO      11      3          35-12   33

4.SKËNDERBEU      7          7          26-21   23

5.PARTIZANI  6        8          21-27   18

6.TEUTA          4        10        14-32   13

7.VLLAZNIA  3        11        14-35   9

8.KORABI       0        14        0-42     0

 

 

MESHKUJ PARA “PLAY OFF”

 

NDESHJET E PARA

3 PRILL

SKËNDERBEU – STUDENTI         19:00

ERZENI – VLLAZNIA         19:00

 

NDESHJET E DYTA

6 PRILL

STUDENTI – SKËNDERBEU         18:00

VLLAZNIA – ERZENI          19:00

 

KLASIFIKIMI I SEZONIT

TË RREGULLT 2025-2026

 

RENDITJA

SKUADRA      F        H         SET     PIKË

1.PARTIZANI  10      2          34-10   30

2.TIRANA        9        3          28-14   24

3.SKËNDERBEU      7          5          27-19   22

4.ERZENI         7        5          24-21   19

5.VLLAZNIA  6        6          23-24   17

6.STUDENTI   3        9          16-28   12

7.ELBASANI   0        12        0-36     0

PANORAMASPORT.AL