VOLEJBOLL VAJZA/ Triumf kuqezi, Shqipëria kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2026 | 21:52

VOLEJBOLL VAJZA/ Triumf kuqezi, Shqipëria kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Europës

 

Rikthimi në arenën ndërkombëtare pas 8 vitesh mungesë ka rezultuar në mënyrën më të mirë të mundshme për Shqipërinë e volejbollit të vajzave. Kombëtarja kuqezi, nën drejtimin e trajnerit italian, Nikola Korneli, ka kaluar me sukses raundin paraeliminator në Odense të Danimarkës, duke prerë biletën e kualifikimin për na raundin e grupeve të Ligës së Europës 2026.

fggfddgfgdfgdfgdf

Pas fitores 3-1 të premten kundër Luksemburgut dhe pas humbjes të shtunën kundër Danimarkës në shifrat 2-3, Shqipëria u rikthye të dielën në parket për ndeshjen e fundit. Një takim vendimtar kundër Lituanisë, e cila e kishte siguruar vendin e parë dhe kualifikimin për më tej. Vajzat kuqezi zhvilluan një ndeshje të madhe, duke triumfuar me rezultatin 3-2, pas një sfide që zgjati 1 orë e gjysmë. Një ndeshje me përmbysje dhe ripërmbysje, e cila u mbyll me gëzim për Kombëtaren tonë.

Takimi nisi në mënyrë të shkëlqyer për Shqipërinë, që arriti të fitonte thellë setin e parë në shifrat 25-9. Lituania u kundërpërgjigj në dy fraksionet e radhës, të cilat i mori 14-25 dhe 23-25, për të përmbysur në 1-2 me sete. Megjithatë, vajzat kuqezi, të udhëhequra nga Erblira Bici, e drejtuan ndeshjen, duke fituar setin e katërt 25-22, ndërsa vulosën suksesin final, duke marrë edhe setin e pestë 15-12. Festë e merituar për vajzat e Kombëtares, ndërsa edhe një herë tjetër diferencën në parket e bëri kapitenia Bici. Një lojtare e niveleve më të larta europiane, e cila realizoi plot 32 pikë në këtë takim. Erblira ishte protagonistja absolute e fazës paraelimintatrore, duke shënuar shifrën e jashtëzakonshme të 103 pikëve në tri ndeshje për Shqipërinë.

Me këtë sukses, Kombëtarja e mbyll fazën paraeliminatore në vendin e dytë me 6 pikë, ndërsa vendi i parë i grupit i takoi Lituanisë. Kalendari i fazës së grupeve do të jetë më tri faza grumbullimi. Xhiroja e parë do të mbahet në Finlandë më datat 5-7 qershor, aty ku Shqipëria do të përballet me Finlandën vendëse dhe me Zvicrën. Më tej, më datat 12-14 qershor do të jetë radha e xhiros së dytë në Rumani, me vajzat kuqezi që do të luajnë kundër rumuneve dhe kundër Malit të Zi. Ndërsa xhiro e tretë do të zhvillohet në Tiranë më datat 19-21 qershor, me Shqipërinë që sfidon Suedinë dhe Austrinë.

LIGA E EUROPËS 2026

RAUNDI PARAELIMINATOR

KALENDARI
29 MAJ
SHQIPËRI – LUKSEMBURG 3-1
30 MAJ
SHQIPËRI – DANIMARKË 2-3
31 MAJ
SHQIPËRI – LITUANI 3-2

SHQIPËRI – LITUANI 3-2
(25-9, 14-25, 23-25, 25-22, 15-12)
SHQIPËRIA: Bici (32), Gjata (15), Metanj (14), Kaçorri (9), Malaj (3), Suvarija (2), Koleci (1), Sulejmani, Gjyshja, Lama, Canko, Rakip, Mehmeti (L), Llapa (L). Trajner: Nikola Korneli
LITUANI: Paukstyte 20), Rakauskaite (10), Rauluseviciute, Valionyte, Salkute (11), Staniulyte (5), Pravdinskaite, Vilkicka (2), Petuchova (2), Radaviciute, Jesipenko (13), Gasiunaite (L), Rutkauskaite (L). Trajner: Mateusz Zarczynski

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL