VOLEJBOLL/ Shkëlqen Pogradeci, kampion në Ligën “Gjergj Kastrioti” për vajza

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2026 | 16:00

VOLEJBOLL/ Shkëlqen Pogradeci, kampion në Ligën “Gjergj Kastrioti” për vajza

Për herë të katërt në pesë edicione trofeu i Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejbollin e vajzave vjen në juglindje të Shqipërisë.pgPas tri triumfeve të Skënderbeut, këtë herë është skuadra e Pogradecit ajo që shpallet kampione në kompeticionin mbarëkombëtar me klube nga Shqipëria dhe Kosova. Vajzat e ekipit liqenor kanë kurorëzuar në mënyrë të shkëlqyer një kompeticion që i ka parë të pamposhtura që nga faza e grupeve, duke bërë diferencën edhe në finalen e djeshme në sallën sportive të Farkës kundër ekipit kosovar Fer Volej.

Pogradeci fitoi me rezultatin 3-1 në një finale që zgjati 1 orë e 45 minuta, duke shkruar kështu emrin në librin e artë të këtij evenementi. Një ndeshje që nuk nisi në mënyrën më të mirë për skuadrën e trajnerit Besnik Lisha, pasi në setin e parë ishin vajzat e Fer Volejt ato që u treguan më të sakta në parket, duke u shpërblyer me fitimin e setit në shifrat 19-25. Në të dytin erdhi reagimi i fuqishëm i pogradecareve, të cilat minimizuan gabimet dhe u përmirësuan ndjeshëm në sulm, duke e fituar setin 25-18.

Me të njëjtat shifra Pogradeci fitoi edhe setin e tretë, ndërsa vulosi gjithçka duke marrë edhe të katërtin me rezultatin 25-19. Më pas kishte vend për festën e skuadrës liqenore, me kapitenen Paola Gjata që ngriti lart trofeun e Ligës “Gjergj Kastrioti” 2025-2026.454

PANORAMASPORT.AL