VOLEJBOLL/ Sërish kampion, Partizani bën tris. Të kuqtë e mbyllin me tri takime serinë e finaleve kundër Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2026 | 11:03

VOLEJBOLL/ Sërish kampion, Partizani bën tris. Të kuqtë e mbyllin me tri takime serinë e finaleve kundër Skënderbeut

Partizani mbetet në fronin e volejbollit të meshkujve edhe për sezonin 2025-2026. Ekipi i Ylli Tomorrit është shpallur kampion i Shqipërisë, duke e mbyllur me 3 ndeshje serinë e finaleve “play off” kundër Skënderbeut.
WhatsApp Image 2026-04-29 at 10.58.04

Kryeqytetasit kurorëzuan gjithçka në finalen e tretë të zhvilluar dje në Farkë, aty ku triumfuan me rezultatin 3-2, për të fializuar me festë një tjetër sezon. Ky ishte titulli i tretë radhazi për Partizani dhe i 18-ti në historinë e klubit.

Një sukses i gatuar me organizim dhe mbi të gjitha me një grup të fortë lojtarësh vendorë, duke nisur nga kapiten Osman Qepa, për të vijuar me Leonardo Dodën, vëllezërit Ledion dhe Krist Martiro, Norgen Barutin, apo Muhamerrem Deliun. Një sezon i dominuar nga Partizani, i cili e mbylli në vend të parë kampionatin e rregullt, por në “play off” të kuqtë rrezikuan seriozisht eliminimin në gjysmëfinalet kundër Erzenit, ndërsa pika e kthesës ishte takimi i dytë në Fllakë, me kryeqytetasit që kaluan momentin e vështirë, për t’i hapur më pas rrugë suksesit.

FINALJA 3 – Përballja e djeshme në Farkë, ndryshe nga dy takimet e para, rezultoi më e luftuar dhe fitorja këtë herë ishte më e vështirë për Partizanin. Megjithatë, të kuqtë e përmbushën me sukses misionin, duke triumfuar 3-2 pas një takimi që zgjati 2 orë e 21 minuta lojë.

“Demat” treguan menjëherë forcën, duke marrë setin e parë 25-16. I dyti dhuroi rivalitet, me korçarët e Arben Priftit që fituan pas pikëve shtesë 25-27. Partizani rimori epërsinë në sete, teksa fitoi të tretin 25-21, por miqtë nuk u dorëzuan dhe vendosën sërish ekuilibrat, duke fituar setin e katërt 16-25. Kështu, gjithçka shkoi me set final, një set ku të kuqtë luanin për të mbyllur llogaritë e titullit, ndërsa Skënderbeu për ta shtyrë serinë.WhatsApp Image 2026-04-29 at 10.58.04 (1)Miqtë e nisën mjaft mirë, duke realizuar 3 pikët e para, por më pas erdhi reagimi i fuqishëm i Partizanit, që arriti ta merrte setin 15-8, duke bërë që të shpërthejë festa në Farkës, festë që të vetmen notë negative kishte numrin e pakët të tifozëve në sallën periferike të kryeqytetit. Leonardo Doda me 24 pikë dhe Ledion Martiro me 19 ishin shënuesit më të mirë në finalen e tretë për Partizanin.

Për korçarët nuk mjaftoi performanca e shkëlqyer e meksikanit Heredia Sannay, autor i 27 pikëve, ndërsa Emanuel Driza realizoi 23, por mbetet për t’u theksuar mungesa e amerikanit Caylor Cox, lojtarit kryesorë të ekipit. Në fund ishte radha e ceremonisë, me presidentin e FSHV-së, Erlind Pëllumbi që i dorëzoi trofeun kapitenit të Partizanit Osman Qepa.1 2

ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL