VOLEJBOLL/ “Play Off”, Erzeni dhe Skënderbeu bindin në ndeshjet e para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2026 | 10:19

VOLEJBOLL/ “Play Off”, Erzeni dhe Skënderbeu bindin në ndeshjet e para

Volejbolli i meshkujve është futur në pjesën decizive të sezonit, teksa dje kanë startuar përballjet e fazës para “play off”.gfg

Dy takime të zhvilluara në Fllakë dhe Korçë, sfida që shënuan fitoret e skuadrave vendëse, me Erzenin dhe Skënderbeun që triumfuan me rezultate të pastra, përkatësisht kundër Vllaznisë dhe Studentit. Shijakasit konfirmuan formën e mirë të pjesës së dytë të sezonit, duke demonstruar një provë bindëse kundër Vllaznisë në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga”.

Erzeni triumfoi me rezultatin 3-0 (25-19, 25-17, 25- 23), në një sfidë që zgjati 1 orë e 14 minuta. Shijakasit e Parit Uruçit ishin superiorë, ndërsa shkodranët provuan të rivalizonin në setin e tretë, por pa mundur të merrnin rezultat pozitiv.

4

Shumë e ngjashme ishte edhe përballja e luajtur në Korçë ndërmjet Skënderbeut dhe Studentit. Vendësit bënë një ndeshje të mirë dhe dolën me fitoren 3-0 (25-20, 25-17, 25- 19), takim që zgjati 1 orë e 19 minuta. Skuadra e Arben Priftit e shfytëzoi më së miri faktorin fushë, për të hedhur hapin e parë drejt kualifikimit në gjysmëfinale. Emanuel Driza ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes, autor i 10 pikëve për Skënderbeun.

3

Më datë 6 prill do të jetë radha për sfidat e kthimit, teksa në orën 18:00 do të luhet përballja StudentiSkënderbeu në “Asllan Rusi”, ndërsa në orën 19:00 Vllaznia dhe Erzeni do të zbresin në parketin e “Qazim Dervishit” për takimin e dytë.

Kujtojmë që për të avancuar më tej, korçarëve dhe shijakasve u duhet edhe një fitore, ndërsa stduentorët dhe shkodranët shpresojnë që ta çojnë serinë me ndeshje shtesë. Partizani dhe Tirana janë kualifikuar direkt në gjysmëfinalet “play off” si vend i parë dhe i dytë i sezonit të rregullt.

5

ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL