VOLEJBOLL MESHKUJ/ Partizani i mbijeton Erzenit dhe e çon tek e treta, Skënderbeu kalon Tiranën dhe kthehet në finale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2026 | 10:01

VOLEJBOLL MESHKUJ/ Partizani i mbijeton Erzenit dhe e çon tek e treta, Skënderbeu kalon Tiranën dhe kthehet në finale

Në dizavantazh me sete dhe ndeshje dhe me një këmbë buzë greminës, por në fund Partizani mbetet në garë, duke barazuar 1-1 serinë e gjysmëfinaleve “play off” kundër Erzenit në kampionatin kombëtar të volejbollit për meshkuj.

skenderbeu volejboll

Pasi ishin mundur 2-3 në shtëpi, të kuqtë e Ylli Tomorrit i kthyen reston me të njëjtin rezultat shijakasve, teksa triumfuan mbrëmjen e djeshme në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” në Fllakë. Një tjetër ndeshje spektakolare, 2 orë e 15 minuta, me përmbysje dhe ripërmbysje, e cila këtë herë u buzëqeshi kampionëve në fuqi, edhe pse duhet theksuar se ishin shumë pranë eliminiminit. Kjo për meritë të Erzenit, skuadër që ka pasur një rritje të jashtëzakonshme në pjesën finale të sezonit.

Gjysmëfinalja e dytë nisi me dominim të Partizanit, me trajnerin Tomorri që startoi me formacion tërësisht shqiptar. Superioriteti i miqve në lojë u përthye në shifrat e thella 13-25 në setin e parë. Por, shijakasit nuk qëndruan duarkryq, përundrazi, u rikthyen fuqishëm në setin e dytë, duke e marrë atë 25-23, për ta kaluar më pas përpara, duke fituar edhe të tretin 25- 21.

Megjithatë, edhe pse në një situatë të ndërlikuar, Partizani tregoi se jo më kot është kampioni në fuqi. Kryeqytetasit morën setin e katërt 15-25, ndërsa u futën më së miri edhe në të pestin, ku fituan 8-15, për të rikthyer kështu baraseshën në serinë e gjysmëfinaleve, me kualifikimin që do të vendoset me takim të tretë në Tiranë.

sdfdsfdsfsfdsfd

Paraqitje super nga vëllezërit Martiro, 18 pikë për Ledionin dhe 17 për Kristin, ndërsa Leonard Doda e mbylli me 16 pikë. Te Erzeni nuk mjaftoi braziliani Gomes, autor i 21 pikëve.

SKËNDERBEU-TIRANA  – Në gjysmëfinalen e zhvilluar në Korçë, Skënderbeu dominoi kundër Tiranës, ashtu sikurse kishte bërë edhe në përballjen e parë në kryeqytet. Skuadra e Arben Prifit fitoi sërish me rezultatin 3-0 dhe për të dytin vit radhazi e shikon veten në finalen e kampionatit.

Ndeshja e zhvilluar në sallën “Qyteza e Fëmijëve” foli për vendësit, të cilët u treguan më të saktë, për të marrë suksesin e merituar. Takimi nisi me rivalitet, me setin e parë të mbyllur 25-23. Më tej Skënderbeu e pati më të thjeshtë, teksa mori 25-19 të dytin dhe 25-21 të tretin, duke i mbyllur llogaritë e ndeshjes për 1 orë e 33 minuta.

dssdaaddsds

Festë për vendësit dhe zhgënjim për Tiranën, ndërsa lojtari më i mirë i takimit ishte meksikani Sanay Heredia, protagonist me 22 pikë për korçarët.

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL