VOLEJBOLL MESHKUJ/ Luhet java e fundit, Tirana dhe Skënderbeu marrin fitore të pastra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2026 | 13:49

VOLEJBOLL MESHKUJ/ Luhet java e fundit, Tirana dhe Skënderbeu marrin fitore të pastra

Volejbolli i meshkujve ka zhvilluar dje dy ndeshjet për javën e 14-të, një javë që shënon edhe fundit e sezonit të rregullt, për ti lënë më pas vend fazës para “play off”.

657148215_1355916806394051_4897482154027130132_n

Asnjë surprizë në dy takimet e luajtura, teksa Tirana mposht Studentin në derbi me rezultatin e pastër 0-3 në sallën “Fati Borova”. Bardheblutë morën pa shumë vuajtje dy setet e para, përkatësisht 20-25 dhe 21-25, ndërsa të tretin e fituan pas pikëve shtesë, 27-29. Tirana e mbyll kështu në vend të dytë sezonin e rregullt, duke siguruar kalimin për në gjysmëfinalet “play off”.

Ndërkohë, gjithçka e thjeshtë për Skënderbeun përballë Elbasanit të vendit të fundit. Korçaret fituan pastër 0-3 (21-25, 18- 25, 15-25), duke u pozicinuar të tretët në kampionat, ndërsa elbasanasit e mbyllin të fundit, pa asnjë set të fituar.

Në para “play off”, Skënderbeu do të ndeshet me Studentin. Sezoni i rregullt do të ulë sot siparin me takimin Erzeni-Partizani, në orën 19:00 në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga”, me kampionatin e rregullt që tashmë i ka dhënë verdiktet, pasi të kuqtë shkojnë në gjysmëfinalet “play off” si vend i parë, ndërsa Erzeni do të përballet me Vllazninë në para “play off”.

asdsadsdfdsfsdfdsf

PANORAMASPORT.AL