VOLEJBOLL MESHKUJ/ Fillon play off, Erzeni e Skënderbeu u japin leksion në kryeqytet Partizanit dhe Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2026 | 12:45

VOLEJBOLL MESHKUJ/ Fillon play off, Erzeni e Skënderbeu u japin leksion në kryeqytet Partizanit dhe Tiranës

Gjysmëfinalet “play off” në kampionatin kombëtar të volejbollit për meshkuj kanë nisur rezultate të bujshme. Erzeni dhe Skënderbeu kanë bërë goditjet e mëdha në kryeqytet, duke fituar përballjet e para përkatësisht kundër Partizanit dhe Tiranës.

skenderbeu volejboll

ERZENI-PARTIZANI – Falë një paraqitjeje të jashtëzakonshme, shijakasit befasuan Partizanin në sallën “Feti Borova” në Tiranë. Një ndeshje spektakolare, e vendosur pas pesë setesh në favor të Erzenit me rezultatin 2-3. Skuadra shijakase e trajnerit Parit Uruçi i tregoi dhëmbët që në setin e parë, duke udhëhequr vazhdimisht, për të fituar 23-25.

Të kuqtë e Ylli Tomorrit, kampionë në dy edicionet e fundit si dhe vend i parë në sezonin e rregullt, reaguan në setin e dytë, ku fituan 25-21, ndërsa morën edhe të tretin me pikë shtesë 26-24, duke përmbysur. Megjithatë, Erzeni u rikthye fuqishëm në setin e katërt, teksa e kontrolli lojën dhe fitoi 21-25, për ta çuar sfidën me set final.

I pesti nisi me epërsi të lehtë të kryeqytetasve, të cilët shkuan deri në 10-7, por më pas erdhi përmbysja e madhe e miqve, me Erzenin që e mori setin 14-16, ndërsa braziliani Gomes kaloi në delir shijakasit, protagonist i “match point”-it. Kështu pas një sfide që zgjati 2 orë e 28 minuta, raundi i parë i gjysmëfinaleve u mbyll me festën shijakase.

fdsfdsdssdsddf

Flores me 19 pikë si dhe Senica e Gomes, me nga 18 pikë secili, ishte treshja që udhëhoqi sulmin shijakas në këtë triumf, ndërsa për Partizanin nuk mjaftoi Doda, shënuesi më i mirë i ndeshjes, me 26 pikë.

TIRANA-SKËNDERBEU – Korçarët e Arben Priftit dolën fitues me rezultatin e pastër 0-3 nga gjysmëfinalja e parë kundër Tiranës në Farkë. Një ndeshje e dominuar nga Skënderbeu, që hedh kështu një hap të madh drejt kualifikimit për në finale. Miqtë i mbyllën llogaritë për 1 orë e 27 minuta lojë, duke u shfaqur superior ndaj bardhebluve.

Për sa u përket seteve, Skënderbeu i shtangu menjëherë kryeqytetasit e Arben Sakos, duke marrë të parin 20-25. I dyti ishte më i luftuar, i mbyllur ngushtë 23-25 për korçarët. Në të tretin Tirana u pa e dorëzuar, me Skënderbeun që fitoi thellë 17-25.

fdsdsfsdfsdfsfdfds

Tashmë do të jetë radha për gjysmëfinalet e dyta, të cilat do të luhen më datë 16 prill, ndërsa Erzeni dhe Skënderbeu e shohin veten vetëm një fitore larg finaleve.

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL