VOLEJBOLL FEMRA/ Pogradeci dhe Skënderbeu, më pranë finales në Kupë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2026 | 11:15

VOLEJBOLL FEMRA/ Pogradeci dhe Skënderbeu, më pranë finales në Kupë

Kupa e Shqipërisë në volejboll për femra ka zhvilluar dje gjysmëfinalet e vajtjes, dy përballje të luajtura në kryeqytet dhe Korçë.

dssadsadasd

Në sfidën e parë të ditës, Pogradeci kaloi pa probleme transfertën kundër Dinamos në Farkë, duke dalë me fitoren e pastër 0-3, pas një takimi që zgjati 1 orë e gjysmë. Liqenoret e trajnerit Besnik Lisha treguan edhe një herë se mbeten skuadra për t’u mundur këtë sezon në çdo kompeticion, duke ruajtur pathyeshmërinë në një tjetër përballje direkte.

Kështu, Pogradeci i tregoi menjëherë muskujt, duke dominuar në setin e parë, të cilin e mori bindshëm 17-25. Edhe i dyti vijoi nën diktatin e mikeve, të cilat e panë vetën në epërsi maksimale deri në shifrat 13-19. Por kur dukej se do të shkonin drejt një suksesi të lehtë, pogradecaret ngritën “frenin e dorës”, ndërsa Dinamo nisi të rikuperojë terren.

Vajzat blu madje ia dolën të përmbysnin, duke pasur edhe një “set point” në dispozicion në shifrat 24-23, megjithatë ekipi pogradecar u korrigjua dhe pas pikëve shtesë fitoi 24-26. Seti i tretë nuk kishte histori, pasi Pogradeci bëri çfarë deshi në parket, duke fituar 17-25, për të kaluar kështu me sukses raundin e parë gjysmëfinal të Kupës, ndërsa tashmë pret të kompletojë punën në ndeshjen e kthimit javën e ardhshme në sallën “Arefi Berberi”.

Ndryshe nga ndeshja e Farkës, gjysmëfinalje Korçës mes Skënderbeut dhe Tiranës rezultoi një betejë e vërtetë. Një takim ku për të përcakuar fituesin u deshën 2 orë e gjysmë, ndërsa në fund ato që festuan ishin vajzat e Skënderbeut, të cilat triumfian me rezultatin 3-2. Vendëset e filluan mbarë duke marrë setin e parë 25- 16, por me të njëjtin rezultat u kundërpërgjigj Tirana në të dytin.

I treti ishte më i luftuar, i mbyllur 25-23 për korçarët, të cilat kaluan në 2-1, por vajzat bardheblu reaguan në setin e katërt, ku fituan 20-25, duke e dërguar sfidën me set final. Në setin e pestë Tirana e pa veten deri në 4 pikë përpara, por Skëndërbeu rikuperoi dhe me pikën shtesë ia doli të trumfonte 16-14. Më 18 shkurt në “Farie Hoti” do të jetë radha për gjysmëfinalen e kthimit.

xzcxccxzsdfsd

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL