VOLEJBOLL FEMRA/ Pogradeci dhe Dinamo s’falin, Tirana tregon forcën në Korçë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2026 | 15:04

VOLEJBOLL FEMRA/ Pogradeci dhe Dinamo s’falin, Tirana tregon forcën në Korçë

Superliga e volejbollit për femra ka mbyllur javën e dhjetë me tri përballje të zhvilluara ditën e shtunën. Pogradeci kryesues vijon marshimin si i vetmi ekipi i pamposhtur në këtë sezon, duke koleksionuar fitoren e radhës.VOLEJPër liqenoret transferta kundër Korabit ishte një formalitet, duke parë diferencat e jashtëzakonshme mes dy ekipesh që luajnë për objektiva shumë të ndryshme. Pogradeci fitoi me rezultatin 0-3 (18-25, 17-25, 11- 25), takim i zhvilluar në pallatin e sportit “Bashkim Lala” në Peshkopi, me vajzat dibrane që pas disa vitesh u rikthyer të luajnë më në fund në fushën e tyre. Pogradecaret e trajnerit Besnik Lisha i mbyllën llogaritë për 65 minuta, për të shënuar triumfin e dhjetë në po kaq takime në kampionat.

Gjithçka e thjeshtë edhe për Dinamo në ndeshjen kundër Vllaznisë. Vajzat blu fituan pastër 3-0 (25-12, 25-18, 25-16) në përballjen që u zhvillua në Farkë, sfidë që zgjati 1 orë e 19 minuta. Shënuesja më e mirë e takimit ishte Anastasia Atepalina, protagoniste e 15 pikëve për Dinamon. Tirana reagoi pas humbjes së mes-javës së kaluar në Kupë, duke e mundur Skënderbeun në kampionat. Vajzat bardheblu fituan në Korçë me rezultatin 1-3 (25-27, 20-25, 25-17, 12-25) pas një përballje që zgjati 1 orë e 56 minuta.

Edhe një herë tjetër ishte Enkeleda Braho ajo që bëri diferencën në parket, me kapitenen bardheblu që stampoi 25 pikë para publikut korçar, duke mbajtur peshën kryesore në triumfin e Tiranës. Në takimin hapës të javës, Teuta mundi Partizanin të premten në shifrat 3-1.7

PANORAMASPORT.AL