Postuar: Prill 5, 2026 | 11:24
VOLEJBOLL FEMRA/ “Play off”-i, nisin sfidat e dyta. Skënderbeu luan kundër Partizanit
Sot dhe nesër, Superliga e volejbollit të femrave do të rikthehet për ndeshjet e dyta të fazës para “play off”.

Pas suksesit 3-1 në Korçë, Skënderbeu vjen në kryeqytet për të luajtur aktin e dytë kundër Partizanit, takim që do të luhet sot në orën 18:00 në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Korçaret janë vetëm një fitore larg kualifikimit, ndërsa të kuqet do të kërkojnë që ta çojnë serinë me ndeshje të tretë.
Ndërkohë, të hënë do të jetë radha e sfidës së dytë ndërmjet Teutës dhe Dinamos, takim që do të zhvillohet në orën 14:00 në Durrës. Vajzat blu kanë dalë fitimtare në shifrat 3-1 në përballjen e parë që u zhvillua të enjten në Farkë.
PANORAMASPORT.AL













