VOLEJBOLL FEMRA/ Kupa njeh finalistet, Pogradeci dhe Tirana luajnë për trofeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2026 | 9:44

VOLEJBOLL FEMRA/ Kupa njeh finalistet, Pogradeci dhe Tirana luajnë për trofeun

Do të jetë Pogradeci-Tirana finalja e Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra për edicionin 2025- 2026. Liqenoret dhe vajzat bardheblu kaluan me sukses gjysmëfinalet, duke eliminuar përkatësisht Dinamon dhe Skënderbeun.

asdsadsadsadsadasda

Në takimin e parë të ditës së djeshme, Pogradeci fitoi me lehtësi kundër Dinamos, duke i mposhtur kryeqyetaset me rezultatin 3-0 (25-19, 25-12, 25-15) në sallës sportive “Arefi Berberi”. Një takim pa histori, me vajzat pogradecare që triumfuan me 3 sete, ashtu sikurse kishin bërë edhe në gjysmëfinaken e parë në Tiranë, duke vijuar të ruajnë statusin e pathyeshmërisë këtë sezon në të gjitha kompeticionet.

Ndërkohë, Tirana dhe Skënderbeu dhuruan një betejë elektrizuese në sallën “Farie Hoti”. Pas 11 setesh në dy ndeshje, në fund ato që festuan ishin vajzat bardheblu të Adrian Gorencës. Tirana vinte në këtë takim me objektivin për të përmbysur humbjen 3-2 në ndeshjen e vajtjes në Korçë dhe ia doli më së miri, edhe pse përballë kishte një kundërshtar që luftoi fort deri në fund.

Korçaret morën setin e parë 22-25, ndërsa vendëset rikuperuan në dy setet e radhës, duke fituar 25-11 dhe 25-17. Skënderbeu nuk u dorëzua dhe fitoi setin e katërt 20-25, duke e çuar takimin e set final, aty ku Tirana u tregua më e saktë dhe e mori 15-10. Kështu, për të përcaktuar kualifikimin u kërkua golden set, me lojën që vijoi me emocione të forta. Tirana fitoi 15-13, duke prerë edhe biletën e finales.

sadsaadasdsadss

Kështu, pas finales së meshkujve Partizani-Tirana, tashmë Kupa ka mësuar edhe finalen e femrave, teksa Pogradeci dhe Tirana garantojnë një sfidë me rivalitet për trofeun.

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL