VOLEJBOLL FEMRA/ Dominoi Kategorinë e Parë, Lushnja rikthehet pas 2 vitesh në elitë
Pas një mungese 2-vjeçare Lushnja rikthehet në elitën e volejbollit për femra. Skuadra myzeqare është shpallur kampione në Kategorinë e Parë dhe në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Superligës.

Në ndeshjen e javës së 20-të, javë që shënoi edhe fundin e kampionatit, Lushnja mposhti Mirditën me rezultatin e pastër 3- 0 (25-7, 25-13, 25-16), për ta përfunduar në krye me 38 pikë. Skuadrës që drejtohet nga trajnerja Erilda Allkanjari i mjaftuan vetëm 53 minuta lojë për të siguruar fitoren, duke e mbyllur me festë në palestrën “Llazar Llupo”.
Medaljet dhe kupa iu dorëzuan ekipit të Lushnjës nga sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ervis Dosti, dhe Kryetarja e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa. Në vendin e dytë u rendit Studenti me 35 pikë, i cili do të luajë kundër Vllazninë ndeshjet “play off” për një vend në Superligë.

PANORAMASPORT.AL













