VOLEJ FEMRA/ Përmbysje dhe ri-përmbysje, Pogradeci “shtrin” Tiranën në supersfidën e javës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2026 | 13:50

VOLEJ FEMRA/ Përmbysje dhe ri-përmbysje, Pogradeci “shtrin” Tiranën në supersfidën e javës

Pogradeci vazhdon marshimin në Superligën e volejbollit për femra, duke ruajtur statusin e skuadrës së vetme të pamposhtur. Në përballjet e javës së 13-të, liqenoret kaluan me sukses transfertën në “Farie Hoti”, duke fituar kundër Tiranës me rezultatin 2-3, takim që zgjati 1 orë e 53 minuta.

SDFGDKryendeshja e javës i justifikoi pritshmëritë, duke dhuruar një përballje interesante, me përmbysje dhe ri-përmbysje, ndërsa në fund gjithçka u mbyll me festë për vajzat e trajnerit Besnik Lisha, të cilat mbeten lidere të kampionatit, kur ka mbetur edhe një javë deri në fund të sezonit të rregullt. Pogradeci u fut furishëm në lojë, duke dominuar totalisht në setin e parë, për të fituar thellë 10- 25. Por, kur dukej se do të shkonim drejt një suksesi të thjeshtë të mikeve, Tirana u rikthye fuqishëm.

Vajzat bardheblu morën setin e dytë 25-23, ndërsa kaluan përpara, duke fituar edhe të tretin 25-22. Megjithatë, liqenorët e morën sërish kontrollin, duke fituar setin e katërt 14-25, ndërsa vulosën gjithçka në setin final, aty ku triumfuan 8-15, teksa protagoniste e “match point”-it ishte Aryn Johnson. Shënuesja më e mirë e pogradecareve ishte Valentina Moya, autore e 17 pikëve, ndjekur nga Kennedy Stanford dhe Paola Gjata me 14 pikë. Edona Kalludra e mbylli me 13 pikë, ndërsa edhe Johnson mbërriti në kuotë dyshifrore, duke shënuar 10. Për Tiranën këtë herë nuk mjaftoi Enkeleda Braho, autore e 18 pikëve, ndërsa Martha Poeva realizoi 13.

Në ndeshjet e tjera, Dinamo mposhti Skënderbeun në Korçë e rezultatin e pastër 0-3 (23-25, 23-25, 19-25), udhëhequr nga Anastasia Atepalina, protagoniste me 18 pikë. Me këtë fitore vajzat blu ngjiten në vendin e dytë, vetëm 2 pikë larg kreut. Partizani mundi Vllazninë në “Asllan Rusi” në shifrat 3-2 (23- 25, 25-8, 23-25, 25-19, 15- 7). Laryn Pane me 20 pikë, Joana Kushi me 19 dhe Xhovana Kaçorri me 18 mbajtën ofensivën e të kuqeve, ndërsa për miket u dallua treshja e huaj: Madilyn Batiste (17 pikë), Jessika Barbosa (16) dhe Jada Stackhouse (11).

Vllaznia tashmë do të luajë të gjitha shanset në javën e fundit për një vend në para “play off” dhe për të shmangur “play out”-it, teksa do të presë Teutën në Shkodër. Durrsaket mposhtën Korabin 3-0 (25-13, 25-19, 25-8), takim që hapi javën e 13-të, i zhvilluar të premten në “Ramazan Njala.36

PANORAMASPORT.AL