Vllaznia-Egnatia vendos fatin e Final Four, cilët janë dy skenarët që duhet të dini sot para ndeshjes
Vllaznia dhe Egnatia do të masin forcat sot prej orës 19:00. Ky takim vlen për javën e dytë të Final Four, ndërsa luhet pikërisht te stadiumi “Air Albania”.

Sfida është me mjaft rëndësi, pasi vendos axhendën e Final Four për javën e tretë dhe të fundit. Nëse Vllaznia fiton sot, atëherë automatikisht eliminon Egnatian dhe Dinamon nga gara për titull.
Në këtë mënyrë do të ndiqet axhenda e mëparshme, pa ndryshim. Egnatia dhe Dinamo do të përballeshin më 29 maj në stadiumin “Air Albania”.
Përndryshe, me çdo rezultat tjetër te Vllaznia-Egnatia, java e tretë do të sjellë ndryshimin e pazakontë të axhendës. Egnatia-Dinamo do të luhet më 31 maj, njësoj si Vllaznia-Elbasani. Vetëm se për përballjen e Egnatias dhe Dinamos do të vendosej në dispozicion stadiumi “Elbasan Arena”.
PANORAMASPORT.AL













