VIDEO/ Vllaznia ndal marshimin e Egnatias, Kallaku e kthen përsëri protagoniste në luftën për kreun e renditjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2026 | 23:29

VIDEO/ Vllaznia ndal marshimin e Egnatias, Kallaku e kthen përsëri protagoniste në luftën për kreun e renditjes

Vllaznia e ka nisur pjesën e dytë të kampionatit me një fitore shumë të rëndësishme përballë Egnatias. Një fitore e dyfishtë për moralin, por edhe për renditjen, duke i kthyer kuqeblutë përsëri në garë për kreun.

bandicam 2026-01-14 18-56-12-161

Diferencën në një ndeshje shumë të luftuar ku nuk munguan drithërimat në të dy portat, e bëri një aksion spektakolar i finalizuar nga Kallaku në pjesën e parë. Shkodranët u mbrojtën me rregull dhe mbajtën sa më larg portës së tyre rrogozhinasit të cilët u ndalën në disa raste të mira që krijuan nga Pohls i vëmendshëm.

VLLAZNIA-EGNATIA 1-0
27′ Kallaku

NGJARJET KRYESORE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Vllaznisë.

90’+5’ Fernando lëshon një predhë nga distanca, Pohls shpëton shkodranët me grushtimin e tij. (VIDEO)

90’+3’ I njëjti fat edhe për Salën për largimin e topit.

90’+2’ Pohls ndëshkohet me të verdhë për vonesë në rifillimin e lojës.

90′ Jepen 5 minuta shtesë.

88’ Një tjetër goditje dënimi e Kastratit gjen Gjinin, gjuajtja e të cilit shkon jashtë katërkëndorit.

86’ Bismark dhe Qato lënë fushën e lojës për t’i bërë vend Muratajt dhe Salës në radhët e Vllaznisë.

83’ Bismark ndëshkohet me të verdhë pasi doli pa leje nga fusha. Loja vazhdon pa lojtarin dhe Egnatia rrezikon portën e Pohls duke goditur shtyllën mes protestave të shkodranëve. (VIDEO)

81’ Gruda, Leo Melo dhe Xheferson hyjnë në fushë në vend të Selmanit, Albanezes dhe Haime në radhët e Egnatias.

78’ Kallaku i lë vendin në fushë Tafilit në radhët e Vllaznisë.

76’ Kastrati gjen Gjinin me një goditje dënimi, mbrojtësi gjuan jashtë me kokë. Aksioni bëhet i pavlefshëm për një  pozicion jashtë loje.

71’ Buriç dhe Jahaja i lënë vendin në fushë Bakajoko dhe Adjesa në radhët e Egnatias.

66’ Gabim në prapavijën e Egnatias, topi shkon te Balaj i cili nuk pason siç duhet për Kallakun. Gjuajtja e këtij të fundit devijohet në këndore. (VIDEO)

65’ Gurishta ndëshkohet me karton të verdhë.

62’ Bismark me thembër nxjerr Qaton në pozicion gjuajtje, tentativa e mesfushorit nuk gjen portën e Dajsinanit. (VIDEO)

61’ Kastrati merr vendin e Malës në radhët e Vllaznisë.

59’ Shpërthejnë polemikat në Shkodër! Buriç shënon golin e barazimit, por gjyqtari Lata anulon golin për pozicion jashtë loje të Albaneze, i cili sipas tij bllokonte pamjen e portierit Pohls. (VIDEO)

58’ Bismark merr fundoren në të djathtën, pasimi i tij në qendër largohet nga mbrojtësit.

54’ Vllaznia mundohet të mbajë më gjatë topin, për të ngadalësuar manovrën e Egnatias e orientuar drejt sulmit.

49’ Albaneze gjuan nga distanca, Pohls grushton sferën në këndore. (VIDEO)

47’ Mala nga e djathta harkon rrezikshëm në zonë, sfera kalon pasqyrën e portës dhe shkon jashtë.

46’ Nis pjesa e dytë pa lëvizje mes dy ekipeve.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Vllaznisë.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

45’ Jahaja nis topin në zonë për Buriç, Pohls del dhe mbërthen sferën. (VIDEO)

41’ Jago nga e majta harkon pa shumë pretendime, sfera merr një trajektore të çuditshme e përplaset në traversë, duke mbetur në lojë ndërsa më pas vjen një gjuajtje larg katërkëndorit. (VIDEO)

38’ Gurishta ndal topin me dorë, rrogozhinasit kërkojnë të verdhë që nuk jepet nga kryesori Lata.

37’ Fangaj harkon në zonën e kuqebluve, Ruçi nuk ia del të devijojë drejt portës. (VIDEO)

35’ Bismark provon edhe nga distanca të mposhtë Dajsinanin, por pa gjetur katërkëndorin e portieri të rrogozhinasve. (VIDEO)

33’ Bismark kalon Poçin në të majtën dhe hyn në zonë, gjuajtja e tij ndalet nga Dajsinani i vëmendshëm. (VIDEO)

30’ Rrogozhinasit i afrohen menjëherë barazimit me një harkim nga e djathta që vë në vështirësi Pohls e që largohet më pas nga mbrojtja kuqeblu. (VIDEO)

27’ GOOOL VLLAZNIA! Aksion i shkëlqyer i shkodranëve me pasime të njëpasnjëshme të cilat nxjerrin Kallakun të vetëm në pozicion gjuajtje në të majtën ku nuk e ka të vështirë të mposhtë Dajsinanin. (VIDEO)

23’ Aksion i shpejtë i Egnatias, Jahaja shfaqet në të majtën dhe lëshon një gjuajtje të fortë që devijohet në këndore nga Pohls. (VIDEO)

15’ Balaj ul topin në zonë për Kallakun, gjuajtja e të cilit bllokohet nga mbrojtësit. (VIDEO)

13’ Albaneze nga e majta hyn në zonë dhe pason për Buriç i cili nuk ka kontaktin e duhur me topin.

9’ Gurishta harkon në zonë, sfera kontrollohet nga Dajsinani. (VIDEO)

7’ Një goditje këndi shkakton jo pak panik në zonën e shkodranëve, por në fund mbrojtja largon rrezikun.

1’ Nis dueli në “Loro Boriçi”.

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Pohls, Gurishta, Çelikoviç, Gjini, Jago, Krymi, Qato, Mala, Kallaku, Bismark, Balaj.
Trajner: Edi Martini

EGNATIA: Dajsinani, Fangaj, Poçi, Xhemajli, Haime, Fernando, Albaneze, Ruçi, Selmani, Jahaja, Buriç.
Trajner: Edlir Tetova

PANORAMASPORT.AL