LIVE BATE-ELBASANI/ Çdo gjë e hapur për kualifikimin e mëtejshëm, mbyllet pjesa e parë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2026 | 19:45

LIVE BATE-ELBASANI/ Çdo gjë e hapur për kualifikimin e mëtejshëm, mbyllet pjesa e parë (VIDEO)

Elbasani ka udhëtuar drejt Azerbajxhanit me objektivin për të kërkuar kalimin e turit të parë të Ligës së Konferencës përballë BATE Borisov.

dfgfdgfdgfdgdfg

Ekipi bjellorus luan në fushë asnjanëse ndeshjet si pritës, për shkak të situatës së luftës dhe palët përballen sot në Azerbajxhan për duelin e kthimit, ku Elbasani do të tentojë të bëjë më mirë se barazimi 1-1 i ndeshjes në shtëpi.

Trajneri Gvozdenoviç ka hedhur në fushë një rreshtim ofensiv ku Tresa, Diallo, Hebaj dhe Nikaj e nisin së bashku nga minuta e parë.

LIVE BATE-ELBASANI 0-0

NGJARJET KRYESORE

45′ Mbyllet pa gola pjesa e parë. 

43’ Varaksa ndëshkohet me të verdhë për faull ndaj Lilës.

40’ Epito është i pakalueshëm teksa ndal Varaksa të nisur drejt portës. (VIDEO)

34’ Diallo ka mundësinë e artë për të shënuar por gjuajtja e tij pak hapa larg portës ndalet nga një prej mbrojtësve vendas. (VIDEO)

31’ Nikaj mundohet të hyjë në zonë në të majtën por krosimi i tij nga fundorja është tërësisht i gabuar.

25’ Pas goditjes nga këndi, Varaksa gjuan me kokë por Aleksovski shpëton katërkëndorin me ndërhyrjen e tij. (VIDEO)

24’ Varaksa gjen hapësirë dhe lëshon nga jashtë zonës një diagonale që devijohet në këndore. (VIDEO)

18’ Tresa gjuan nga jashtë zonës, pa gjetur portën e BATE.

17’ Neskaromni ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Diallo.

13’ Diallo jep shkëndijën e parë me një gjuajtje nga e djathta, sfera nuk gjen portën e Sokol. (VIDEO)

11’ Epito ndëshkohet me te verdhë për një faull në mesfushë.

9’ Elbasani krijon panik në zonën kundërshtare me një goditje nga këndi, por askush nuk përfiton.

3’ Angban gjuan nga jashtë zonës, por nuk gjen portën e Elbasanit.

1’ Nis ndeshja në Azerbajxhan.

FORMACIONET ZYRTARE

BATE: Sokol, Kres, Sakhuta, Rakhmanov, Boshko, Neskaromni, Angbon, Mikhniuk, Varaksa, Puerto, Koplenko.
Trajner: Vitali Rogozhkin

ELBASANI: Aleksovski, Lila, Epito, Lulaj, K. Kasa, Ibrahim, Barjamaj, Diallo, Tresa, Nikaj, Hebaj.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

sadsadsadsadsad

PANORAMASPORT.AL