VIDEO/ Tirana në errësirë, Elbasani merr 3 pikët e radhës dhe ëndërron titullin kampion
Elbasani ka mposhtur Tirannën me rezultatin 0-1 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Mjaftoi goli i Ze Gomesh në fundin e pjesës së parë, për 3 pikë të arta në favor të verdhebluve.

Bardheblutë e drejtuar nga Orges Shehi u munduan të reagojnë në pjesën e dytë. Megjithatë, mungoi goli. Traversa ndali Mehmetin, që të rikthente baraspeshën.
Elbasani i Gvozdenoviç vazhdon të ëndërrojë titullin kampion. Në anën tjetër bardheblutë me katër humbje radhazi ndodhen në zonën e ftohtë.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
TIRANA 0-1 ELBASANI
44′ Ze Gomesh
NGJARJET KRYESORE
90+10′ Mbyllet ndeshja, Elbasani fiton 0 me 1.
90+9′ Karton i verdhë për Verën te Tirana.
90+7′ Tsage dhe Kobiljar ndëshkohen me karton të verdhë. (VIDEO)
90′ Akodohen 8 minuta shtesë.
86′-90+1′ Elbasani mbetet me 10 lojtarë. Lulaj largohet i dëmtuar pas përplasjes së frikshme me portierin Janaçek. (VIDEO)
83′ Tirana largon Haxhiun dhe Mysloviç. Aktivizohen Tare dhe Alvarez. Nga ana e Elbasanit largohen Lajthia dhe Loukili, aktivizohen Nongoh dhe Boriçi.
80′ Lajthia nuk shfrytëzon si duhet një rast të mirë. Gabon në pasim dhe topi i kalon Tiranës. (VIDEO)
80′ Xhixha provon direkt nga goditja e dënimit. Topi ndalet në mur.
79′ Musta ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrjen ndaj Kobijar.
78′ Arsen Kasa i lë vendin Manellarit tek Elbasani.
72′ Xhixha provon brenda zonës, por topi i goditur prej tij bllokohet.
68′ Tsage dhe Klevis Kasa marrin vendin e Ze Gomesh dhe Boje.
64′ Azemoviç tregohet vendimtar tek Elbasani. Zgjatet duke larguar topin nga zona. (VIDEO)
63′ Loukili godet brenda zonës së Tiranës. Topi përfundon mbi traun e mbrojtur nga Bekaj. (VIDEO)
57′ E pabesueshme çfarë humbet Tirana. Tabeku nuk ia del të godasë fillimisht, më pas Mehmeti ndalet nga traversa. (VIDEO)
52′ Lulaj dëmtohet në zonën e Tiranës. Lojtari i Elbasanit ka nevojë për ndihmën e stafit mjekësor. (VIDEO)
46′ Nis pjesa e dytë. Tirana largon Voglin dhe Metën, aktivizohen Tabeku dhe Kobiljar.
45+1′ Mbyllet pjesa e parë, Tirana 0-1 Elbasani.
44′ GOOOL! Tirana 0-1 Elbasani/ Ze Gomesh zhbllokon sfidën, pasi mbrojtja e Tiranës u kap e papërgatitur. Duhet edhe ndërhyrja e Policisë, ndërsa tifozët e Elbasanit po festojnë. (VIDEO)
44′ Mundësi e mirë për Mehmetin. Topi i goditur prej tij te Tirana përfundon jashtë. (VIDEO)
39′ Tek Elbasani pretendojnë penallti për prekje topi me dorë. Gjyqtari Koçi vijon lojën. (VIDEO)
38′ Topi i harkuar nga Lajthia prek traun e portës së mbrojtur nga Bekaj. Minuta të mira për miqtë. (VIDEO)
37′ Lajthia shkëputet në mesfushën e Tiranës, edhe pse në pozicion të dyshimtë. Gabon te pasimi i fundit në zonë. (VIDEO)
36′ Halili largon topin nga zona e Tiranës. Ishte Lajthia që krosoi.
30 Mungon rrezikshmëria nga të dyja skuadrat. Elbasani vetëm qarkullon topin.
27′ Azemoviç ndëshkohet me karton të verdhë tek Elbasani.
18’ Lajthia tenton nga distanca, Bekaj në dy kohë kontrollon jo pa vështirësi.
17’ Gjuan Vera nga ana tjetër, sfera shkon në duart e Janaçek.
16’ Gjuajtje e fortë e Loukilit nga jashtë zonës, sfera devijohet dhe shkon jashtë ngjitur me shtyllën e portës së bardhebluve. (VIDEO)
12’ Mundësia e parë e Tiranës me Xhixhën i cili niset në sulm dhe nga e majta gjuan por nuk gjen portën e Elbasanit. (VIDEO)
5’ Shumë faulle në minutat e parë të ndeshjes nga të dy skuadrat që nuk lejojnë lojën të vazhdojë me ritëm.
1’ Nis ndeshja në “Selman Stërmasi”.
FORMACIONET ZYRTARE
TIRANA: Bekaj, Vera, Mysloviç, Rafael, Haxhiu, Halili, Xhixha, Vogli, Meta, Kresiç, Mehmeti
Trajner: Orges Shehi
ELBASANI: Janaçek, Lulaj, Lukili, Lajthia, Ibrahim Abas, Kasa, Gomesh, Azemoviç, Musta, Insa Boje, Lila
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

PANORAMASPORT.AL













