VIDEO/ Tension dhe protesta në ndeshjen pa fitues, Dinamo dhe Teuta duhet të kënaqen me vetëm një pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2025 | 23:59

VIDEO/ Tension dhe protesta në ndeshjen pa fitues, Dinamo dhe Teuta duhet të kënaqen me vetëm një pikë

Dinamo dhe Teuta kanë ndarë pikët në barazimin pa gola mes tyre në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”.

bandicam 2025-11-03 17-01-19-943

Ka qenë një ndeshje e luftuar në çdo cep të fushës dhe shpesh me lojë të ashpër, por me pak raste në të dy portat. E ndërsa rastet mungonin, nuk kanë munguar polemikat dhe kontestimet ndaj gjyqtarit Klodian Prenga. Ishin dinamovitët që kontestuan vazhdimisht mungesën e kartonëve të verdhë për ndërhyrjet e kundërshtarëve, ashtu si edhe të kuqin që dha për Maliqin.

Në fund, nga një pikë për secilën skuadër, që shërben për të mos humbur kontaktin me grupin e kreut dhe i mban plotësisht në garën për katërshen e parë.

DINAMO-TEUTA 0-0

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me barazimin 0-0.

90′ Jepen 5 minuta shtesë.

89’ Guindo i lë vendin Meksit në radhët e Dinamos.

82’ Torraj dhe Qaqi hyjnë në fushën e lojës në vend të Arifit dhe Jazxhi në radhët e Teutës.

79’ Harkim në zonë nga e djathta e sulmit, Beshiraj devijon por pa gjetur portën e Teqjes. (VIDEO)

71’ Beshiraj hyn në zonë nga e majta dhe gjuan, por gjen në pozicion Teqjen.

70’ Bregu i lë vendin Lorran në radhët e Dinamos.

69’ Bregu tenton me një tjetër goditje dënimi ballore, sfera ndalet në murin mbrojtës. (VIDEO)

66’ Karton i verdhë për Përgjonin, i cili ndal në mënyrë të parregullt Guindon. Dinamovitët kërkojnë të kuq por kryesori nuk ndërron mendje. (VIDEO)

61’ Maliqi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për simulim pas një kontakti me Tolin. (VIDEO)

59’ Qardaku dhe Gudiabi i lënë vendin në fushë Qefaliajt dhe Beqjas në radhët e Dinamos. Ndërsa Myszor dhe Beshiraj hyjnë në fushë në vend të Zela dhe Fadairo në radhët e Teutës.

58’ Bregu ekzekuton një goditje dënimi, sfera kalon mbi traversën e portës së Selmanit. (VIDEO)

51’ Edhe Boçi përfundon në listën e të ndëshkuarve me të verdhë nga gjyqtari.

49’ Zhongo ndëshkohet me të verdhë për një ndërhyrje në mesfushë.

46’ Pjesa e dytë nis me Bernard Berishën në fushë në vend të Lorenco Vilës në radhët e Dinamos.

45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45′ Jepen 2 minuta shtesë.

39’ Emiljano Vila merr vendin e Vidal të dëmtuar në radhët e Teutës.

37’ Goditja e dënimit ekzekutohet me skemë dhe në fund Zela i vetëm para portieri pason te Zhongo. Ky i fundit në mënyrë të pabesueshme çon sferën mbi traversë, teksa ngushëllohet nga fakti se vijërojtësi e  sinjalizon në pozicion jashtë loje. (VIDEO)

36’ Fadairo shkëputet në krahun e djathtë, Qardaku e ndal në mënyrë të parregullt duke shkaktuar faull pranë zonës së rreptësisë.

31’ Jazxhi ndëshkohet me karton të verdhë për protesta ndaj gjyqtarit.

27’ Zbritje e shpejtë e Nani në të djathtën, pasimi në qendër për Guindon ndalet nga Jazxhi i cili shmang golin.

25’ Zela gjuan nga distancë e largët, sfera shkon në duart e Teqjes i cili pret pa probleme.

20’ Pas zhvillimit të një goditje dënimi, Neziri provon nga distanca pa gjetur portën e Selmanit. (VIDEO)

18’ Vidal gjuan në hyrje të zonës, sfera bllokohet nga prapavija e dinamovitëve.

15’ Boçi harkon nga e djathta, mbrojtja largon me vështirësi.

13’ Maliqi është lojtari i parë i ndëshkuar me karton të verdhë.

11’ Nani harkon nga e djathta përsëri për Guindo, gjyqtari jep faull në sulm. (VIDEO)

9’ Guindo rikuperon topin në zonën kundërshtare dhe pason për Nani, gjuajtja e këtij të fundit ndalet nga Selmani.

7’ Fadairo hyn në zonë në të djathtën dhe gjuan në shtyllën e dytë duke çuar sferën jashtë.

2’ Nani nga e djathta harkon në zonë ku Guindo gjuan me kokë, por gjen Selmanin e vëmendshëm i cili grushton në këndore. (VIDEO)

1’ Nis dueli në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE

DINAMO: Teqja; Ferreira, Gudiabi, Guindo, Vila, Bregu, Maliqi, Nani, Dita, Neziri, Qardaku

Trajner: Ilir Daja

TEUTA: Selmani; Zhongo, Jazxhi, Maçolli, Vidal, Boçi, Gonzales, Përgjoni, Fadairo, Arifi, Toli

Trajner: Enkeleid Dobi

PANORAMASPORT.AL