VIDEO/ Tension dhe dhunë pas përfundimit të Vllaznia-Dinamo, përplasje mes Tefik Osmanit dhe pjesëtarëve të bluve. Ndërhyn policia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2025 | 23:57

VIDEO/ Tension dhe dhunë pas përfundimit të Vllaznia-Dinamo, përplasje mes Tefik Osmanit dhe pjesëtarëve të bluve. Ndërhyn policia

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Dinamos në “Arenën Kombëtare” është mbyllur mes kaosit, pasi ka pasur përplasje të forta në ambientet e brendshme të stadiumit.

MixCollage-04-May-2025-10-32-PM-9668

Stafet e dy skuadrave janë përplasur njëra me tjetrën teksa kanë fluturuar fjalë e jo vetëm sidomos mes drejtorit sportiv Tefik Osmani, me stafin e bluve, ku janë përfshirë drejtuesi më të lartë, por edhe  trajneri Daja.

SHIH VIDEON

Për disa minuta kishte kaos absolut, teksa u desh edhe ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën që po tensionohej shumë, duke prishur tërësisht atmosferën pas fundit të ndeshjes.

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL