Postuar: Nëntor 14, 2025 | 21:22
VIDEO/ Të besuarit e Tafajt nuk e gjejnë rrugën e rrjetës, Shqipëria U17 ngec në transfertën e Kroacisë U17
Shqipëria U17 është mposhtur nga Kroacia U17 në ndeshjen e dytë të vlefshme për kualifikueset e Europianit.

Kuqezinjtë e Tafajt pësuan 3 gola në pjesën e parë nga Bartoloviç, Miliçiç dhe Frigan. Në pjesën e dytë pavarësisht se kombëtarja shqiptare tentoi të reagonte nuk ja doli.
Me këtë humbje, Shqipëria U17 zbret në vendin e fundit në Grupin 8. Kuqezinjtë kanë 1 pikë falë barazimit që mori me Holandën U17 në ndeshjen e parë. Ndërsa Holanda dhe Kazakistani luajnë në orën 13:45.
RENDITJA
KROACI U17 3-0 SHQIPËRI U17
10′ Bartoloviç, 26′ Miliçiç, 35′ Frigan
GOLI I FRIGAN (VIDEO)
GOLI I MILIÇIÇIT (VIDEO)
GOLI I BARTOLOVIÇIT (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL













