VIDEO/ Talenti i Partizanit nderon Kombëtaren U-17, surprizë ndaj Holandës në kualifikueset e Europianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2025 | 23:27

VIDEO/ Talenti i Partizanit nderon Kombëtaren U-17, surprizë ndaj Holandës në kualifikueset e Europianit

Shqipëria U-17 e Fatjon Tafajt ka surprizuar në nisjen e kualifikueseve për Europianin. Kuqezinjtë barazuan me rezultatin 1-1 përballë Holandës U-17. Heroi i këtij takimi ishte Dion Vata, talenti 16-vjeçar i Partizanit.

bandicam 2025-11-11 13-48-19-650

Mesfushori i “demave” vendosi baraspeshën në minutën e 51-të, pas një goditje me kokë. Goli ishte “Made in Partizani” sepse krosimi erdhi po ashtu nga Frensi Mali që është tek akademia e kryeqytetasve.

Dhe pse për holandezët dukej se do ishte çdo gjë e lehtë në Kroaci, goli i Shaken në minutën e dhjetë rezultoi vetëm iluzion për fitoren. Ky takimi ishte i vlefshëm për raundin e parë. Në Grupin 8, Shqipëria U-17 me 3 pikë barazon Kazakistanin, që mposhti Kroacinë.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

SHQIPËRI U17 1-1 HOLANDË U17

51′ Vata – 10′ Shaken

Goli i Shaken: (VIDEO)

Goli i Dion Vatës: (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRI U17 – HOLANDË U-17

Screenshot 2025-11-11 134304

PANORAMASPORT.AL