VIDEO/ Supergol i Muçit! Lojtari i Kombëtares shënon dy herë dhe asiston, përmbysje e çmendur nga lideri i Trabzonsporit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2026 | 23:22

VIDEO/ Supergol i Muçit! Lojtari i Kombëtares shënon dy herë dhe asiston, përmbysje e çmendur nga lideri i Trabzonsporit

Ernest Muçi vazhdon të shënojë gola me rregullsi mbresëlënëse në Turqi, teksa sot ka lënë shenjën e tij edhe në Kupë me fanellën e Trabzonspor. Dy gola dhe një asist nga ana e Muçit, për përmbysjen 1 me 3 ndaj Istanbulspor.

bandicam 2026-01-14 16-44-10-900

Në ndeshjen e raundit të dytë, me grup të përbashkët, që luhej në fushën e Istanbulspor, ishte pikërisht sulmuesi shqiptar ai i cili tundi rrjetën me një diagonale të shkëlqyer në minutën e 41-të.

Goli i parë i Muçit: (VIDEO)

Një gol fantastik i cili bëri që në tribuna të shpërthenin brohoritjet “Muçi, Muçi” mes tifozëve të skuadrës së Trabzonspor për të cilët sulmues shqiptar është kthyer shumë shpejt një idhull, ndonëse ka pak muaj në radhët e kësaj skuadre.

Asisti më pas solli përmbysjen te Trabzonspori në minutën e 57-të. Muçi nuk u mjaftua me kaq, pasi realizoi edhe një supergol tre minuta më pas. Trajneri e zëvendësoi pasi arriti me sukses të ndryshojë fatin e ndeshjes.

Asisti i Muçit: (VIDEO)

Supergoli i Muçit: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL