VIDEO/ Sulmuesi shqiptar është i pandalshëm në Rusi, dy gola të tjerë me fanellën e kryesuesve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2025 | 20:03

VIDEO/ Sulmuesi shqiptar është i pandalshëm në Rusi, dy gola të tjerë me fanellën e kryesuesve

Belajdi Pusi po kalon një formë fantastike në Rusi, ku vesh fanellën e Fakel Voronesh. Sulmuesi shqiptar është emri kryesor i repartit të avancuar për klubin e kategorisë së dytë ruse, i cili po dominon kampionatin dhe është padyshim kandidati kryesor për ngjitjen në elitë.

bandicam 2025-10-20 19-42-33-749

Në ndeshjen e sotme të Fakel Voronesh ndaj Rotor Vollgograd, Pusi ishte protagonist absolut, teksa tundi dy herë rrjetën.

Në minutën e 42-të, ai mori me vete mbrojtësit në zonë dhe me një kthesë të fortë shënoi golin e avantazhit

SHIH VIDEON

Pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë, ai përsëriti veten duke tundur rrjetën, këtë herë me një gjuajtje perfekte me kokë pas një krosimi nga e djathta.

SHIH VIDEON

Me këto dy gola, Pusi u ngjit në kuotën e 8 rrjetave të tundura në këtë sezon me fanellën e Fakel Voronesh në kampionatin rus.

PANORAMASPORT.AL