VIDEO/ Si asnjëherë më parë, Luis Enrike revoltohet pas humbjes së PSG-së dhe braktis konferencën për shtyp
Ishte një mbrëmje e hidhur për PSG-në, e cila u mund 2-1 nga Paris FC në një derbi që la një përshtypje të paharrueshme edhe pas ndeshjes. Pas ndeshjes, trajneri Luis Enrike u shfaq dukshëm i zhgënjyer nga performanca e ekipit të tij.

Spanjolli tashmë i tensionuar gjatë 90 minutave, tregoi bezdinë e tij edhe në konferencën për shtyp, ku zgjodhi një fund të papritur dhe mjaft të pazakontë.
Kur u pyet nga një gazetar për dy humbjet këtë sezon kundër Paris FC, Luis Enrike ia ndërpreu menjëherë fjalinë: “Përsëri, përsëri, shumë faleminderit”, duke u ngritur menjëherë në këmbë dhe duke dalë nga dhoma e shtypit.
Luis Enrique a été agacé par une question sur la double défaite face au Paris FC cette saison.
😅😬 “Encore ? Merci beaucoup 👋 !”
Luis Enrique a préféré quitter la confénce de presse. pic.twitter.com/IMgiaF4Hm1
— RMC Sport (@RMCsport) May 18, 2026
Një gjest që kap në mënyrë të përkryer gjendjen shpirtërore të trajnerit i cili edhe pse fitoi titullin kampion e mbyll me humbje këtë sezon. Kjo disfatë kundër rivalëve të tyre të qytetit hedh një hije mbi finalen e Ligës së Kampioneve kundër Arsenalit.
PANORAMASPORT.AL













