VIDEO/ Shkëlqen braziliani Endrik, Lioni shtang PSG-në dhe rihap luftën për titullin kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2026 | 23:17

VIDEO/ Shkëlqen braziliani Endrik, Lioni shtang PSG-në dhe rihap luftën për titullin kampion

PSG i dha fund serisë prej gjashtë fitoresh radhazi në të gjitha kompeticionet, pasi u mposht 1 me 2 nga Lioni në “Parc des Princes”, rezultat që rihap garën për titullin në Ligën 1.

lion

Ky rezultat bën që kampionët në fuqi të jenë vetëm një pikë përpara Lens në renditje, teksa PSG ka ende një ndeshje më pak, përballja e riplanifikuar mes tyre mund të jetë vendimtare për fatin e titullit.

Ndërkohë, pas një serie prej gjashtë ndeshjesh pa fitore që rrezikoi shpresat për kualifikim në Champions League, Lioni është rikthyer fuqishëm me dy fitore radhazi, duke u ngjitur në vendin e tretë dhe tashmë ka fatin në dorën e vet.

Ylli i Lionit mbrëmjen e sotme ishte braziliani Endrik, që shënoi në minutën e 6-të dhe asistoi në minutën e 18-të për Moreiran. Golin e nderit për kampionët e PSG-së e shënoi Kvaratskhelia në minutën 90+4’ .

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL