Postuar: Shkurt 15, 2026 | 23:26
VIDEO/ Pogradeci vijon misionin, portieri pret penallti në sekondën e fundit. Iliria nuk zhgënjen me Lushnjën në Kategorinë e Parë
Mbyllen dy ndeshjet e fundit të javës së 22-të në Kategorinë e Parë.
Pogradeci fiton me shifrat e pastra 2-0 ndaj Burrelit me golat e Preknicaj dhe Ogunleje. Në minutën e 95′, portieri i Pogradecit, Staniç priti penalltinë e goditur nga Hoti.
Nga ana tjetër Iliria mposhti me rezultatin 2-1 Lushnjën. Golat u shënuan nga Santi dhe Mavanga për vendasit ndërsa Peqini realizoi të vetmin për verdhejeshilët.
REZULTATET
Pogradeci 2-0 Burreli
12′ Preknicaj, 46′ Ogunleje
Penalltia e humbur e Hotit: (VIDEO)
Goli i Preknicaj: (VIDEO)
Goli i Ogunleje: (VIDEO)
Iliria 2-1 Lushnja
34′ Santi, 43′ Mavanga – 61′ Peqini
Goli i Santit: (VIDEO)
Goli i Mavangës: (VIDEO)
Goli i Peqinit: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













