VIDEO/ Penalltia e humbur e Moratës “lë thatë” Spanjën, Portugalia e Kristiano Ronaldos fiton për herë të dytë Ligën e Kombeve
Portugalia e Kristiano Ronaldos është fituese e Ligës së Kombeve, për herë të dytë në histori, teksa mposhti mbrëmjen e sotme Spanjën, në finalen e zhvilluar në Mynih. Koha e rregullt përfundoi në barazim 2 me 2, falë golave të Zubimendit dhe Ojarzabal për Spanjën dhe Nuno Mendes dhe Kristiano Ronaldo për Portugalinë.

Ndërkohë ndeshja shkoi me 11-metërsha, ku luzitanët u treguan më të saktë. Penalltinë e vetme për spanjollët e humbi Alvaro Morata, duke i “dhuruar” kështu trofeun e Ligës së Kombeve portugezëve.
FT PORTUGALI-SPANJË 2-2
26′ N. Mendesh, 61′ Kristiano Ronaldo / 21′ Zubimendi, 45′ Ojarzabal
PENALLTITË:
Gjuan Ruben Neves —- shënon
Gjuan Alvaro Morata —- pret Diogo Kosta
Gjuan Nuno Mendes —- shënon
Gjuan Isko —— shënon
Gjuan Bruno Fernandes —– shënon
Gjuan Aleks Baena —– shënon
Gjuan Vitinja ——- shënon
Gjuan Mikel Merino —– shënon
Gjuan Gonçalo Ramos —– shënon
NGJARJET KRYESORE
GOLI I KRISTIANO RONALDOS (VIDEO)
GOLI I OJARZABAL (VIDEO)
GOLI I N. MENDESH (VIDEO)
GOLI I ZUBIMENDI (VIDEO)
Momentet e tensionit (VIDEO)
Semedo sfumon një mundësi të artë shënimi, duke mos u koordinuar siç duhet brenda zonës (VIDEO)
Diego Kosta i mohon golin Iskos, pas tentativës nga distanca. Fantastik reagimi i portierit (VIDEO)
Gjuajtja e Fabian Ruiz nga distanca grushtohet nga portieri Diego Kosta (VIDEO)
Gjuajtja e Niko Uilliams kalon mbi kryqëzimin e shtyllave (VIDEO)
Gjuajtja e Pedrit shkon jashtë ngjitur me shtyllën (VIDEO)
Gjuajtja e Zhoao Nevesh nuk gjen portën (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.AL













