VIDEO/ Njësoj si Bajerni i Mynihut! PSG-ja me mendjen te gjysmëfinalja e Championsit, parizienët ngecin në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2026 | 19:47

VIDEO/ Njësoj si Bajerni i Mynihut! PSG-ja me mendjen te gjysmëfinalja e Championsit, parizienët ngecin në shtëpi

PSG-ja ashtu si Bajerni i Mynihut e kanë mendjen te gjysmëfinalja e dytë e Championsit që luhet të mërkurën në orën 21:00.

pag

Luis Enrike hodhi në fushë formacionin e dytë në ndeshjen kundër Lorient, e vlefshme për raundin e 32-të në Ligue 1. Sfida u mbyll në barazimin 2-2 me golat e realizuar nga Mbaje në minutën e 6′ dhe nga Zaire Emeri në të 62′.

Rikujtojmë që parizienët janë shumë pranë fitimit të titullit pasi ndodhen në vendin e parë me 70 dhe ndjekësit më të afër Lens kanë 63 pikë. Ndërsa rikujtojmë që kanë mbetur edhe 3 ndeshje nga përfundimi i kampionatit.

PANORAMASPORT.AL