VIDEO/ Një nga të papriturat e “Topit të Artë” në Superiore, futbollisti pritet në stërvitje me festë e shpulla nga shokët e skuadrës
Mbrëmja gala e “Topit të Artë” për futbollin shqiptar shpalli ndër të tjera edhe atë që ishte “Formacioni i Vitit 2025” i Kategorisë Superiore. FSHF bëri publike një rreshtim me yjet e vitit 2025 në futbollin shqiptar dhe nuk munguan as surprizat.

Një e tillë ka qenë përfshirja e Adnard Mehmetit, futbollistit të Partizanit, i cili nuk pritej të ishte pjesë e një rreshtimi të tillë për shkak të luhatjeve që ka pasur në aktivizimin e tij te të kuqtë në vitin e fundit.
Megjithatë, për lojtarin dhe për klubin kryeqytetas ka qenë arsye feste dhe me një të tillë është pritur mesfushori 24-vjeçar në stërvitjen e sotme.
Shokët e skuadrës kanë krijuar tunelin në hyrje të fushës për stërvitje, mes të cilit ka kaluar Mehmeti, duke marrë përgëzime, duartrokitje, por edhe shpulla nga shokët e skuadrës në një atmosferë sigurisht mjaft miqësore, siç tregojnë pamjet e publikuara nga “Partizani Channel”.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL













