VIDEO/ Luis Enrike nuk e “kapërdin” humbjen e shkaktuar nga Endrik, e injoron totalisht brazilianin sapo i… afrohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2026 | 10:24

VIDEO/ Luis Enrike nuk e “kapërdin” humbjen e shkaktuar nga Endrik, e injoron totalisht brazilianin sapo i… afrohet

Braziliani Endrik i “ngriu” buzëqeshjen në fytyrë trajnerit Luis Enrike mbrëmjen e shkuar.fdhfFalë golit në minutën e 6-të dhe asistit në minutën e 18-të, Lioni arriti të mposhte PSG-në në kampionatin francez duke e hapur kështu totalisht garën për titullin.

Në fund të ndeshjes, Luis Enrike u takua me trajnerin Paulo Fonseka dhe në momentin që Endrik i zgjati dorën për ta takuar, tekniku spanjoll e injoroi plotësisht.

Duket qartë që trajneri i PSG-së nuk e ka kapërdirë humbjen që ia shkaktoi pikërisht sulmuesi 19-vjeçar.

PANORAMASPORT.AL