VIDEO/ Goli i ish-it, tre kartonë të kuq dhe shumë tension e protesta! Pogradeci fiton play-off ndaj Besës për ngjitjen në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2026 | 23:40

VIDEO/ Goli i ish-it, tre kartonë të kuq dhe shumë tension e protesta! Pogradeci fiton play-off ndaj Besës për ngjitjen në Superiore

Skuadra e Pogradecit është shpallur fituese e play-off për ngjitjen në Superiore, pasi ka mundur me rezultatin 1-0 pas kohëve shtesë ekipin e Besës.

bandicam 2026-05-11 19-40-42-839

Ndeshja e sotme ka qenë e luftuar dhe me shumë raste në 90 minutat, por pa gola. Gjithccka ndryshoi në kohët shtesë, ku pogradecarët gjetën golin e vetëm me anë të ish-it Indio Oliveira, ndërsa gjyqtari Olsion Yzeiraj nuk ngurroi të tregonte tre herë kartonin e kuq në një fund ndeshje shumë të tensionuar, mes kontestimeve sidomos nga ekipi kavajas.

Kësisoj, Pogradeci kthehet përsëri në finalen për ngjitjen në Superiore, ku këtë radhë do të ketë përballe ekipin e Teutës.

POGRADECI-BESA 1-0
105′ Indio Oliveira

NGJARJET KRYESORE

120’+3’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Pogradecit.

120’ Jepen 2 minuta shtesë.

119’ Abdulai provon me kokë të gjejë rrjetën por nuk gjen katërkëndorin e portës pogradecare. (VIDEO)

116’ Edhe Kazim i Pogradecit merr të dytin e verdhë dhe del nga loja me të kuq. (VIDEO)

114’ Lesaj ndëshkohet me të verdhë para se të zëvendësohet me Gjonajn në radhët e Pogradecit.

110’ Trena merr vendin e Trenit në radhët e Besës.

106’-108’ Kofi ndalon me faull Preknicajn e nisur drejt portës por jo për kryesorin Yzeiraj i cili lë lojën të vazhdojë. Më pas ai ftohet të shohë pamjet me VAR dhe në fund vendos për karton të kuq për lojtarin e Besës. (VIDEO)

106’ Nis pjesa e dytë shtesë.

105’+3’ Mbyllet pjesa e parë shtesë.

105’+2’ Karton i verdhë për Indio Oliveira.

105’ GOOOL POGRADECI! Një asist nga e majta i Samake gjen në shtyllën e dytë Indio Oliveira i cili shtyn sferën në rrjetë. (VIDEO)

103’ Preknicaj rrëzohet në zonë pas një kontakti me Nuredin, gjyqtari e ndëshkon me të verdhë sulmuesin për simulim. (VIDEO)

98’ Karton i kuq për Neton për një ndërhyrje ndaj Preknicajt. Shpërthejnë protestat e kavajasve që kërkojnë rishikimin e vendimit me VAR por kryesori Yzeiraj nuk pranon. (VIDEO)

91′ Nis pjesa e parë shtesë.

90’+3’ Mbyllet pa gola ndeshja dhe do të duhen kohët shtesë për të përcaktuar fituesin.

90′ Jepen 3 minuta shtesë.

89’ Treni ndëshkohet me karton të verdhë.

87’ Greca i lë vendin Preknicajt në radhët e Besës.

86’ Pas një goditje dënimi të Besës, Neto me kokë gjuan por gjen përgjigjen e Staniç. (VIDEO)

82’ Treni del përsëri i vetëm para portës por praktikisht ia pason topin portierit Staniç. (VIDEO)

77’ Abazaj, Indio Oliviera dhe Pius hyjnë në fushë në vend të Kazim, Danladi dhe Shanajt në radhët e Pogradecit.

76’ Beqja gjithashtu ka një rast të mirë shënimi, por gjuajtja e tij ndalet nga Kazim. (VIDEO)

74’ Çinuendu ka një rast të artë për të shënuar përballë Staniç, por sulmuesi dërgon topin në duart e portierit. (VIDEO)

67’ Beqja merr vendin e Dajës në radhët e Besës.

65’ Toshevski i lë vendin në fushë Dragoshit në radhët e Pogradecit.

63’ Kazim ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Trenit.

61’ Një harkim drejt portës devijohet jashtë nga Abdullahu i cili shpëton portën. (VIDEO)

61’ Kordeiro lë fushën e lojës, për t’u zëvendësuar nga Treni në radhët e Besës.

58’ Kazim gjuan nga distanca, por nuk gjen portën e Besës. (VIDEO)

54’ Çinuendu ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Kazim.

50’ Rrëmujë në zonën e Besës pas një goditje këndi, në fund Lleshaj nuk gjuan dot drejt portës. (VIDEO)

46’ Migone dhe Danaj i lënë vendin në fushë Gjinajt dhe Begajt në radhët e Besës.

45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e takimit.

45’+2’ Një dalje e gabuar e Abdullahut nuk shfrytëzohet nga pogradecarët për të rrezikuar portën kavajase. (VIDEO)

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

42’ Toshevski harkon nga e djathta në zonë, ku Kazim devijon me kokë por jo drejt portës së Besës.

40’ Toshevski harkon nga e djathta, mbrojtja ia del të largojë në këndore.

34’ Kofi gjuan nga jashtë zonës, sfera devijohet dhe shkon në duart e portierit.

29’ Përsëri Besa dhe këtë herë Çinuendu ndalet nga Staniç. (VIDEO)

28’ Kapo nga e djathta lëshon një gjuajtje të fortë, sfera ndalet në traversën e portës së Staniç. (VIDEO)

26’ Çinuendu gjen hapësirë në zonë dhe gjuan, duke çuar sferën jashtë, ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

25’ Një top i ulur nga e djathta për Grecën, fluturohet përsëri jashtë nga ky i fundit. (VIDEO)

23’ Pas një goditje dënimi, Çinuendu me kokë gjuan por gjen përgjigjen e portierit. (VIDEO)

20’ Greca ka mundësinë e artë për të shënuar përsëri, por këtë herë Abdullahu i mohon golin me një devijim vendimtar. (VIDEO)

13’ Greca niset i vetëm drejt portës dhe gabon në mënyrë të pabesueshme duke dërguar sferën mbi traversë. (VIDEO)

11’ Danladi ndërhyn ashpër ndaj Kordeiros dhe ndëshkohet me të verdhë. (VIDEO)

1’ Kapo depërton menjëherë në krahun e djathtë në zonën e Pogradecit, por më pas është mbrojtja që largon rrezikun. (VIDEO)

1’ Nis dueli në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE

POGRADECI: Staniç, Toshevski, Samake, Lila, Shanaj, Danladi, Kasmollari, Lesai, Greca, Kazim, Ogunleje.
Trajner: Emiljano Çela

BESA: Abdullahu, Daja, Ajivi, Migone, Danaj, Kapo, Spahiu, Lima, Kordeiro, Abdulai, Cinuendu.
Trajner: Gugash Magani

PANORAMASPORT.AL