VIDEO/ Gjyqtari e bën “baltë” në Fushë-Krujë, shikoni çfarë goli i anulojnë Lushnjës
Iliria triumfoi 2 me 1 ndaj Lushnjës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Kategorinë e Parë, ku nuk munguan polemikat. Një gol i anuluar i Lushnjës në minutat e fundit të sfidës, e trazoi tej mase situatën.

Skuadra e Banos shënoi golin e barazimit 2-2 në minutat shtesë, por arbitri çuditërisht e anuloi për faull. Sipas pamjeve, shihet një vendim skandaloz, pasi goli duket i rregullt. Ky moment ndërkohë është duke bërë xhiron e rrjetit.
Ku veç fushës në gjendje skandaloze për shkak të reshjeve të shiut, situatën e ka rënduar akoma më shumë vendimi i gjyqtarit Egli Spahiu për të anuluar golin. Lushnja, pas kësaj humbje, rrezikon seriozisht rënien në Kategorinë e Dytë.
GOLI I ANULUAR: VIDEO
PANORAMASPORT.AL













