VIDEO/ Gjermania shmang surprizën përballë afrikanëve, një gol në minutat e fundit i jep fitoren në duelin argëtues
Gjermania ka mbyllur me dy fitore periudhën e ndeshjeve miqësore të muajit mars, ku ekipi i drejtuar nga Julian Nagelsman mposhti fillimisht Zvicrën, e sot edhe Ganën.

Pas suksesit me shifrat 4-3 ndaj Zvicrës, pritej një paraqitje bindëse ndaj ekipit afrikan. Por ndeshja ishte më e ekuilibruar se sa mendohej dhe të dy palët kishin mundësi shënimi në pjesën e parë, pavarësisht një dominimi të vendasve. Goli gjithsesi do të vinte vetëm në minutat shtesë para pushimit, falë penalltisë së fituar nga Virc e të transformuar nga Havertz.
Në fraksionin e dytë të lojës, Gjermania goditi shtyllën, ndërsa Gana nuk u mbyll mbrapa, por sulmoi derisa barazoi shifrat më anë të Fatavu. Megjithatë, për të shmangur surprizën mendoi Undav, i cili në minutën e 88 shënoi golin që vulosi fitoren 2-1 të skuadrës gjermane.
Goli i Havertz (VIDEO)
Goli i Fatavu (VIDEO)
Goli i Undav (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













