VIDEO/ Franca “luan poker” në Elbasan, Shqipëria e Tedeskos i jep fund aventurës në Europianin U-17 me… 0 gola të shënuar
Shqipëria mbylli sot eksperiencën e parë historike në Europianin U-17. Kuqezinjtë e trajnerit Tedesko u përballën me Francën, nga ora 20:30, në “Elbasan Arena”, në duelin që u mbyll me rezultatin 0-4 për “gjelat”.

Pavarësisht përpjekjeve, paraqitja e kuqezinjve ishte zhgënjyese, pasi e mbyllën grupin në kuotën e 0 pikëve, me 12 gola të pësuar edhe asnjë të shënuar. Më parë Shqipëria U-17, kishte humbur ndeshjet me Portugalinë dhe Gjermaninë.
Për sa i përket verdikteve të Grupit A, Franca dhe Portugali arritën të kualifikoheshin për më tej, duke e mbyllir grupin me 7 pikë. Dueli tjetër i ditës së sotme, u fitua nga Portugali 2 me 1 ndaj Gjermanisë.

REZULTATI
FRANCË U-17 4-0 SHQIPËRI U-17
33′ Diandaga, 51′ Kulibali, 66′, 79′ N’ Guesan
Goli i dytë i N’Guesan (VIDEO)
Goli i N’Guesan (VIDEO)
Goli i Diandaga: (VIDEO)
Goli i Kulibali: (VIDEO)
Franca pranë autogolit: (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
Franca: Bojer; Boli, Legros, Diandaga, Raiani, Lecese, Kulibali, Munongo, Matondo, Batola, Kamara
Trajner: Lionel Ruksel
Shqipëria: Huli; Gecaj, Sylejmani, Nuhaj, Çekrezi, Kurti, Ferati, Llana, Gjoka, Durmishi, Kulla
Trajner: Andrea Tedesko

PANORAMASPORT.AL













