VIDEO/ Franca fiton “finalen e vogël” në Ligën e Kombeve, Mbape nuk lë Gjermaninë të festojë para tifozëve të vet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2025 | 22:00

VIDEO/ Franca fiton “finalen e vogël” në Ligën e Kombeve, Mbape nuk lë Gjermaninë të festojë para tifozëve të vet

Franca është fituesja e vendit të tretë në këtë edicion të Ligës së Kombeve, pasi ka mundur me shifrat 2-0 Gjermaninë që ishte organizatorja e mini-turneut.

bandicam 2025-06-08 16-45-05-836

Në një ndeshje mjaft argëtuese, me lojë të hapur e raste nga të dy skuadrat, Franca u tregua më e saktë para portës, teksa gjeti rrjetën në fundin e pjesës së parë me Mbape.

Gjermanët barazuan me Undav, por panë këtë gol t’u anulohej për një faull ndaj Rabio gjatë aksionit. Ndërsa në fund kundërsulmi perfekt i Mbape me asistin për Olise vulosi fitoren 2-0 për francezët.

GJERMANI 0-2 FRANCË
45′ Mbape, 84′ Olise

Goli i Olise (VIDEO)

Goli i anuluar i Undav (VIDEO)

Goli i Mbape (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

Gjermani-Francë

Screenshot 2025-06-08 140826

PANORAMASPORT.AL