Postuar: Janar 14, 2026 | 22:23
VIDEO/ Fluturojnë stolat në sfidën me Flamurtarin, në Elbasan ka kaos mes tifozëve verdheblu dhe policisë
Momente kaosi mes policëve dhe tifozëve pati në “Elbasan Arena” ku vendësit po përballen me Flamurtarin. Po pritej fillimi i pjesës së dytë, kur episodi në fjalë krijoi panik në tribunën ballore.

“Panorama Sport” iu sjell pamje nga stadiumi, ndërsa nuk mungojnë stolat e thyer. Ndeshja më pas vijoi normalisht pasi u vendos qetësia në tribuna.
Pjesa e parë ndërkohë u mbyll me rezultatin 0-0. Elbasani pati disa raste për të shkuar te goli, ndërsa Flamurtari regjistroi vetëm një pretendim për penallti.
Përplasja mes tifozëve dhe policisë: (VIDEO)
VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL













