VIDEO/ Flamurtari shtang Elbasanin, mbyllet ndeshja mes spektaklit në “Elbasan Arena”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2026 | 23:28

VIDEO/ Flamurtari shtang Elbasanin, mbyllet ndeshja mes spektaklit në “Elbasan Arena”

Flamurtari ka shtangur Elbasanin në javën e 19-të të Superiores. Sfida në “Elbasan Arena” u mbyll me barazim 1-1.

bandicam 2026-01-14 17-03-46-448

Elbasani dominoi ndeshjen në shtëpi deri në minutën e 80-të. Goli i verdhebluve erdhi nga penalltia me Diallon në minutën e 73-të, ndërsa më vonë u vendos barazimi.

Goli i Oshafit te Flamurtari i Morieros tronditi verdheblutë. Kjo pasi ekipi i Gvozdenoviç rrezikoi të pësonte sërish.

Në përfundim të 19 javëve, Elbasani mban vendin e dytë me 3 pikë më pak se Egnatia kryesuese. Flamurtari ndërkohë renditet i parafundit, teksa numëron 4 pikë më pak se Vora që ndodhet jashtë zonës së ftohtë.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

ELBASANI 1-1 FLAMURTARI

73′(p) Diallo – 80′ Oshafi

NGJARJET KRYESORE

90+5′ Mbyllet ndeshja, Elbasani 1-1 Flamurtari.

90+5′ Ze Gomesh flirton me golin tek Elbasani. (VIDEO)

90+3′ Oshafi ndëshkohet me karton të verdhë.

90+3′ Marku ndalet nga Janaçek, i cili bën heroin për Elbasanin në fund.

90+2′ Diavara humbet rastin e artë për përmbysjen e madhe te Flamurtari. (VIDEO)

90+1′ Lajthia provon supergolin nga jashtë zone.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

86′ Ben Shimon provon sapo aktivizohet, por Aleksovski pozicional kontrollon pa problem.

85′ Aktivizohet Ben Shimon dhe largohet Abas tek Elbasani.

82′ Lushaj merr vendin e Baeten të dëmtuar, ndërsa Pjeshka të Çantakias te Flamurtari.

82′ Abas provon nga jashtë zone, por Aleksovski ndal. (VIDEO)

81′ Ze Gomesh dhe Bunjaku aktivizohen tek Elbasani. Largohen Tsage dhe Loukili.

80′ GOOOL! Elbasani 1-1 Flamurtari/ Oshafi trondit verdheblutë duke u shënuar në momentin më të mirë. (VIDEO)

79′ Tsage ndëshkohet me karton të verdhë tek Elbasani.

71′-73′ GOOOL! Elbasani 1-0 Flamurtari/ Trashi shkakton penallti ndaj Lajthisë. Çantakias ndëshkohet me karton të verdhë nga Flamurtari. Penalltinë për Elbasanin e merr përsipër Diallo, që nuk gabon. (VIDEO)

70′ Diavara provon nga jashtë zone për Flamurtarin. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)

68′ Rast i artë për Elbasanin. Aleksovski bën heroin duke mohuar golin. (VIDEO)

63′ Gabim i Kantakias te Flamurtari. Tek Elbasani nuk përfitojnë si duhet. Diallo i pasoi Manellarit, ndërsa goditja e këtij të fundit u devijua. (VIDEO)

61′ Largohet Ramani te Flamurtari, vendin e tij e merr Baeten. Tek Elbasani ndërkohë largohen Lila dhe Kasa. Aktivizohen Manellari dhe Qose.

50′ Lajthia flirton me golin tek Elbasani. Portieri Aleksovski shpëton Flamurtarin. (VIDEO)

49′ Marku provon nga jashtë zone te Flamurtari. Topi përfundon jashtë.

46′ Pjesa e dytë nis me vonesë për shkak të problemeve me ndriçimin.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë, Elbasani 0-0 Flamurtari. 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

43′ Tsage dërgon topin në rrjetë, por festa nuk zgjat aspak pasi gjyqtari anësor sinjalizon për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

35′ Skuadrat nuk e ulin ritmin, megjithatë mungojnë rastet në këto minuta.

26′ Pretendime për penallti te Flamurtari. Gjyqtari Grimci vijon lojën. (VIDEO)

25′ Rast i artë për Tsage, që shërbehet nga Lajthia. Sulmuesi i Elbasanit gabon duke mos shënjestruar portën si duhet. (VIDEO)

19′ Lajthia provon me kokë. Ishte Lila që krosoi në zonë, ndërsa topi pëtrfundoi mbi traversë. (VIDEO)

18′ Flamurtari mundohet të ketë qarkullimin e topit, pas dominimit të Elbasanit.

12′ Rast tjetër për Elbasanin. Këtë herë portieri Aleksovski ndal Lajthinë. (VIDEO)

9′ Elbasani flirton me golin. Topi largohet në momentin e fundit. (VIDEO)

8′ Loukili provon brenda zonës. Topi devijohet në këndore. (VIDEO)

7′ Sfidë e luftuar në minutat e para, të dyja ekipet mundohen të mos i lënë hapësira njëri-tjetrit.

1′ Nis ndeshja në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE

ELBASANI: Janaçek, Azemoviç, Olberkis, Musta, Lila, A. Kasa, Ibrahim, Lajthia, Diallo, Loukili, Tsague.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

FLAMURTARI: Aleksovski, Skuadrone, Çantakias, Ramani, Veiga, Urbaez, Trashi, Diavara, Marku, Maksuti, Oshafi.
Trajner: Françesko Moriero

PANORAMASPORT.AL