VIDEO/ Eventi i parë i rëndësishëm në Shqipëri, policia nxjerr jashtë tifozët që goditën me shishe lojtarët e Portugalisë U-17

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2025 | 20:41

VIDEO/ Eventi i parë i rëndësishëm në Shqipëri, policia nxjerr jashtë tifozët që goditën me shishe lojtarët e Portugalisë U-17

Shqipëria po organizon eventin e parë të rëndësishëm në futboll. Pikërisht Europiani U-17 mori jetë sot në “Arena Kombëtare”.

bandicam 2025-05-19 20-35-58-880

Ndeshja e parë historike u luajt mes Shqipërisë dhe Portugalisë, që u mbyll me fitoren e këtyre të fundit(0-4). Gjithçka po shkonte mirë deri në minutën e 68-të, kur portugezët shënuan golin e dytë.

Skuadra e Portugalisë vendosi të festonte pranë këndit ku ndodheshin tifozët shqiptarë. Dhe disa shishe uji vërshuan në drejtim të tyre.

Policia ndërhyri më pas për të larguar tifozët, që ishin fëmijë. Ndeshjet e ardhshme të Kombëtares shqiptare do të luhen në Elbasan, ndaj Francës dhe Gjermanisë.

PANORAMASPORT.AL