VIDEO/ Erdhi nga stoli dhe bën heroin, Haxhiu i dhuron shpresë Tiranës për mbijetesën falë fitores në transfertën e Teutës
Tirana ka marrë një fitore të artë për mbijetesën.

Bardheblutë triumfuan në transfertën e Teutës falë golit të realizuar nga Haxhiu në minutën e 76′. Ai u aktivizua në pjesën e dytë për të bërë heroin për kryeqytetasit. Pavarësisht se durrsakët tentuan të barazonin shifrat, nuk ja dolën.
Tashmë skuadra e Shehit është disi më e qetë për dy javët e fundit që kanë mbetur, edhe pse nuk është thënë fjala e fundit për skuadrën që mbijeton ose bie.
TEUTA 0-1 TIRANA
76′ Haxhiu
NGJARJET KRYESORE
90’+3′ Mbyllet ndeshja, Tirana fiton në Durrës!
90’+2′ Largohet Tabeku, futet Kortez.
90′ Akordohen 3 minuta shtesë!
89′ Bekaj gabon me topin teksa e humbet, Runi nuk arrin të përfitojë. (VIDEO)
87′ Përgjoni gabon totalisht me gjuajtjen drejt portës, topi “fluturon” shumë larg traversës. (VIDEO)
84′ Largohen Jurgens dhe Daci, Dobi i beson Trifonit dhe Runit.
83′ Luhen minutat e fundit, Tirana do të mbrojë rezultatin dhe Teuta kërkon të paktën barazimin.
76′ GOOOOL TIRANA 0-1/ Aksioni nis nga Alvarez, i dhuron asist Haxhiut, ky i fundit nuk gabon dhe shkund rrjetën e Selmanit. Bardheblutë festojnë golin e avantazhit (VIDEO)
71′ Mysloviç godet me të majtën, Jazxhi devijon me kokë topin duke e nxjerrë jashtë. (VIDEO)
70′ Arifi lë fushën e lojës, ka minuta për Emiljano Vilën.
66′ Aksion i gjatë dhe i bukur nga Tirana, por bardheblutë nuk arrijnë të finalizojnë me gol. (VIDEO)
63′ Kotobelli mbyll në momentin e fundit topin, bardheblutë gjuajnë nga goditja e këndit, por Selmani e grushton dhe largon rrezikun. (VIDEO)
62′ Dobi largon nga loja Ismajlin, aktivizon Muço Boçin.
59′ Xhixha reziston mjaftueshëm, kërkon zëvendësim. Kapiteni dorëzon shiritin dhe del nga fusha me lot. Në vend të tij aktivizohet Falaje. (VIDEO)
57′ Bie ritmi i ndeshjes, lojtarët bardheblu nuk arrijnë të merren vesh me njëri tjetrin.
52′ Daci godet drejt portës së Bekajt, gardiani e pret lehtësisht topin nga sulmuesi i Teutës. (VIDEO)
50′ Alvarez harkon nga goditja e këndit, Kresiç godet me kokë dhe i shkon shumë pranë golit të avantazhit. (VIDEO)
47′ Jazxhi shkakton faull kundër Xhixhës në fillimin e pjesës së dytë. (VIDEO)
46′ Shehi largon Mehmetin dhe aktivizon Haxhiun, Dobi iu beson të njëjtëve. Nis pjesa e dytë.
45’+2′ Pjesa e parë në Durrës mbyllet pa gola!
45’+1′ Jurgens nuk përfiton nga gabimet e mbrojtësve bardheblu, shpërdon rastin e artë për të kaluar në avantazh. (VIDEO)
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
43′ Gjuajtje shumë e lehtë nga Mehmeti, për Selmanin nuk ka asnjë vështirësi në pritjen e topit. (VIDEO)
37′ Përplasen Rafael dhe Maçolli, stafet mjekësore iu vijnë në ndihmë futbollistëve. Lojtari i Tiranës del përkohësisht nga fusha. (VIDEO)
32′ Xhixha ndjen shqetësime, por vazhdon të shtrëngojë dhëmbët dhe të vazhdojë lojën. (VIDEO)
30′ Toli tenton skemën dhe gjuan drejt portës, Bekaj del para kohe dhe arrin ta kapë topin. (VIDEO)
27′ Xhixha shikon daljen e gabuar të Selmanit dhe tenton ta surprizojë me një top nga distanca. Sfera përfundon jashtë. (VIDEO)
20′ Daci shkakton faull në sulm kundër Verës, Xhixha kërkon kartonin e dytë të verdhë për futbollistin e Teutës. (VIDEO)
19’ Po luhen minuta disi më të qeta në “Niko Dovana”, lojtarët qarkullojnë topin në mesfushë.
15′ Alvarez provon nga goditja e dënimit, topi shkon sipër traut të portës. (VIDEO)
13′ Votlai ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje të gabuar. (VIDEO)
11′ Teuta jep sinjalin e parë me Jurgens, por Bekaj arrin ta ndalë. (VIDEO)
9′ Toli kroson një top të gjatë, Bekaj reagon dhe arrin ta kapë menjëherë.
6′ Jazxhi gabon, Xhixha merr topin dhe godet, por ndalet nga Selmani. (VIDEO)
5′ Daci ndëshkon me karton të verdhë për shkak të një ndërhyrje të gabuar kundër Alvarezit.
4′ Vjen goditja e parë nga këndi për bardheblutë, por Jazxhi largon sërish topin.
3′ Alvarez harkon drejt zonës, Jazxhi bën detyrën dhe e largon jashtë. (VIDEO)
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE
TEUTA: Selmani, Jazxhi, Maçolli, Daci, Jurgens, Kotobelli, Përgjoni, Ismajli, Arifi, Toli, Votlai
Trajneri: Enkeleid Dobi
TIRANA: Bekaj, Vera, Ndong, Mysloviç, Rafael De Freitas, Alvarez, Halili, Kresiç, Mehmeti, Tabeku, Xhixha
Trajneri: Orges Shehi
PANORAMASPORT.AL













