VIDEO/ Elbasani i Gvozdenoviç me hap kampioni, likuidon edhe Partizanin në “Arenën e Demave”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2025 | 23:50

VIDEO/ Elbasani i Gvozdenoviç me hap kampioni, likuidon edhe Partizanin në “Arenën e Demave”

Elbasani vazhdon marshimin në kampionat. Verdheblutë e Ivan Gvozdenoviç, likuiduan edhe Partizanin në “Arenën e Demave”, me rezultatin 0-1, teksa kryesojnë kampionatin me 10 pikë në 4 javë.  

bandicam 2025-09-20 19-38-46-738

Goli i realizuar nga Bunjaku në minutën e 36-të, i dhuroi 3 pikë të arta miqve, ndërkohë që Partizani mbeti me 10 lojtarë në minutën e 59-të, pas daljes me dy kartonë të verdhë të Bytyçit.  

REZULTATI: 

PARTIZANI-ELBASANI 0-0

Bunjaku 36′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida! 

90+8′ Zëvendësim i fundit te Elbasani, largohet Kristi Qose në lojë talenti Boriçi.

90+6′ Portieri Janaçek ndëshkohet me karton të verdhë për vonesa të lojës.

90+5′ Mundësi shumë e mirë për Partizanin, me Da Silvën, që nuk koordinohet siç duhet me kokë brenda zonës, pas asistit të Atanaskovskit. (VIDEO) 

90+4′ Ndëshkohet edhe Ibraimi në radhët e Elbasanit me kartonë të verdhë.

90′ Akordohen 9 minuta shtesë.

86′ Lila është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë.

85′ Tjetër zëvendësim tek Elbasani, Manellari merr vendin e Abas.

79′ Dy zëvendësime tek Elbasani, largohen Lukili dhe Delaj, në fushë Delaj dhe Ibraimi.

79′ Zëvendësim te Partizani, largohet Mehmeti në fushë Da Silva.

73′ Elbasani kërkon penallti për prekje të topit me dorë brenda zonës, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt. (VIDEO) 

72′ Rrezikshëm Partizani me Garsian, tentativa e tij ndalet nga portieri i Elbasanit. (VIDEO)

62′ Dy zëvendësime te Partizani, largohen Ismaili dhe Isgandarli, në lojë Garsia dhe Janjeva.

61′ Alban Hoxha bën sërish heroin, duke i mohuar golin nga goditja e dënimit Kristi Qoses. (VIDEO) 

59′ Partizani mbetet me 10 lojtarë, Alban Bytyçi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Tsague. (VIDEO) 

57′ Pranë golit të dytë Elbasani me Abas, por vendimtare ndërhyrja e Alban Hoxhës, që devijon topin në këndore, duke u mohuar golin e dytë verdhebluve. (VIDEO)

55′ Kundërpërgjigjet Elbasani me Qokthin, por mesfushori nuk godet mirë, duke sfumuar një mundësi të artë.

53′ Partizani provon me Qokthin, por topi devijohet në goditje nga këndi.

46′ Starton pjesa e dytë, Partizani kryen dy zëvendësime, largohen Bintsuka dhe Gudjufi, në lojë Toma dhe Qokthi.

Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

36′ GOOOL ELBASANI 0-1/ Zhbllokohet sfida, Bunjaku kalon në avantazh skuadrën e trajnerit Gvozdenoviç. Sulmuesi godet saktë nga e djathta e zonës pas asistit të Qoses, duke përshëndetur rrjetën e Alban Hoxhës. (VIDEO) 

26′ Rast i shkëlqyer për Partizanin me Hjumen, por portieri mik Janaçek bën heroin duke larguar rrezikun në këndore. (VIDEO) 

24′ Shfaqet rrezikshëm Elbasani me Bunjakun, gjuajtja e tij me kokë shkon jashtë kuadratit. Sulmuesi kërkon goditje nga këndi, nuk është i këtij mendimi gjyqtari. (VIDEO) 

23′ Ndëshkohet edhe Ismaili me karton të verdhë.

21′ Mbrojtësi Bytyçi është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë për faull ndaj Tsage.

15′ Lukili është i ndëshkuari i parë, për ndërhyrje të gabuar në mesfushë ndaj Ismailit.

13′ Rrezikshëm partizani me Bintsuka që rrëmben një top në hyrje të zonës, provon me një goditje, por topi bllokohet nga kapiteni Lulaj. (VIDEO) 

11′ Hjumen provon me kokë, pas një harkimi nga e majta, por topi shkon mbi kuadrat. (VIDEO)

8′ Minuta të qeta, me të dyja skuadrat që duket sikur studiojnë njëra-tjetrën. Mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

1′ Starton sfida, Elbasani shkelmon topin e parë nga qendra.

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Hoxha, Atanaskoski, Bytyçi, Preka, Marku, Ismaili, Mehmeti, Hjumen, Gudjufi, Isgandarli, Bintsuka.
Trajner: Mlladen Milinkoviç

ELBASANI: Janaçek, Lulaj, Kasa, Musta, Lila, Qose, Azemoviç, Abas, Lukili, Bunjaku, Tsague.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

PANORAMASPORT.AL