VIDEO/ Egnatia i tregon Tiranës si luhet futboll, dominim dhe fitore e thjeshtë përballë bardhebluve
Egnatia i ka dhënë një leksion të mirëfilltë futbolli Tiranës, duke e mundur “vetëm” 2-0, por duke e dominuar në mënyrë të plotë skuadrën bardheblu e cila duket shumë larg çdo pretendimi që kanë drejtuesit e saj.

Rrogozhinasit u shfaqën dominues që në startin e sfidës dhe krijuan raste të panumërta të njëpasnjëshme duke vënë në rrezik vazhdimisht Tafas me goditjet drejt portës, ku Buriç ishte protagonist i disa mundësive të shpërdoruara. Gjithsesi, sulmuesi ia doli të gjente rrjetën dhe t’i jepte avantazhin ekipit të tij në pjesën e parë ku bardheblutë ishin me fat që e mbyllën me vetëm një gol të pësuar.
Megjithatë, Albanese pak çaste pas startit të pjesës së dytë, dyfishoi shifrat me një gjuajtje nga distanca dhe aty praktikisht çdo rezistencë e Tiranës mbaroi. Edhe Egnatia filloi të administronte rezultatin, por pa lejuar thuajse asnjëherë bardheblutë që t’i rrezikonin deri në vërshëllimën përfundimtare që u dha tre pikët kampionëve në fuqi.
EGNATIA-TIRANA 2-0
28′ Buriç, 48′ Albanese
NGJARJET KRYESORE
90’+8’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Egnatias.
90’+8’ Një aksion nga e majta e sulmit, çon topin në krahun tjetër te Haime i cili gjuan, por pa gjetur portën. (VIDEO)
90’+3’ Pas një goditje këndi, Tabeku gjuan me kokë dhe pretendon për penallti pas një prekje topi me dorë. Gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)
90’+2’ Gruda nis Jahajan drejt portës, ai shmang edhe Tafas por pastaj nuk ia del të gjuajë në portën e Tiranës.
90’+1’ Tabeku nga e majta gjuan tokazi, gjen Dajsinanin në pozicion.
90′ Jepen 8 minuta shtesë.
90’ Xhemajli ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Tabeku.
89’ Poçi e Jahaja hyjnë në fushë në vend të Albanese dhe Buriç në radhët e Egnatias.
88’ Goditja e dënimit e Fernandos kalon mbi traversën e portës së Tafas.
86’ Tirana mbetet me 10 lojtarë pasi Marku ndëshkohet me të kuq pas faullit ndaj Grudës në një kundërsulm të rrogozhinasve. (VIDEO)
84’ Haxhiu nga e djathta gjen hapësirë për të pasuar në qendër, por Sota mbyll gjithçka.
80’ Fernando gjuan nga jashtë zonës, sfera devijohet jashtë nga Marku.
78’ Marku ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Grudës.
76’ Ndreca dhe Ruçi i bëjnë vend në fushë Leo Melos dhe Xheferson në radhët e Egnatias. Ndërsa del nga fusha e lojës Vogli te Tirana dhe hyn në fushë Fernandez.
71’ Tabeku merr topin në gjysmëfushë dhe ia del që më forcë të shkojë deri në kufijtë e zonës kundërshtare, por atje sheh të bllokohet gjuajtja e tij.
64’ Në fushë Tola në vend të Soler në radhët e Tiranës.
64’ Rifillon ndeshja pas 7 minutash ndërprerje pasi largohet tymi nga pjesa më e madhe e fushës duke lejuar pamjen normale.
57’ Lata ndal lojën, teksa situata në tribunën e mbështetësve të Tiranës është bërë problematike, me një zjarr të ndezur mes shkallareve dhe tymin që nuk lejon zhvillimin normal të ndeshjes. (VIDEO)
55’ Shënon përsëri Egnatia pas një aksioni të Ndrecës nga e majta të finalizuar nga Fernando. Goli anulohet për pozicion jashtë loje. (VIDEO)
53’ Tjetër top në qendër nga e djathta e sulmit rrogozhinas, Tafas këtë herë mbërthen sferën.
52’ Gruda driblon në krahun e djathtë dhe hyn në zonë, ai shmang edhe Tafas e pastaj rrëzohet. Lata lë lojën të vazhdojë dhe nuk jep penallti. (VIDEO)
48’ GOOOL EGNATIA! Albanese merr topin në mesfushë, bën pak hapa dhe lëshon një gjuajtje nga 25 metra që befason Tafas. (VIDEO)
46’ Dembele dhe Mensah i bëjnë vend Rafa dhe Patsatsia në radhët e Tiranës në fillimin e pjesës së dytë. Ndërkohë, te Egnatia është Gruda në fushë në vend të Selmanit.
45’+4’ Pjesa e parë mbyllet me shifrat 1-0 për Egnatian.
45’+1’- 45’+4’ Në zhvillimin e një goditje nga këndi, harkimi nga e djathta në zonë nga Selmani gjen devijimin me kokë në rrjetë të Ruçit. Gjyqtari sinjalizon gol, ndërsa bardheblutë kërkojnë pozicion jashtë loje. Pas tre minutash pritje, sinjalizohet për pozicion jashtë loje të sulmuesit. (VIDEO)

45’ Jepet 1 minutë shtesë.
43’ Buriç merr topin në zonë, shmang dy lojtarë dhe pastaj lëshon një gjuajtje me të majtën që shkon jashtë, jo shumë larg shtyllës në të djathtë të Tafas. (VIDEO)
41’ Ndreca ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Vera në sulm.
36’ Vazhdojnë sulmet e furishme të rrogozhinasve, me Albanese i cili vë në provë reflekset e Tafas duke gjetur të gatshëm portierin pas gjuajtjes nga e majta.
34’ Harkim perfekt nga e majta në zonë për Buriç i cili zhytet dhe gjuan me kokë, pro duke çuar sferën jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)
30’ Tjetër mundësi e shkëlqyer e Egnatias me Buriç i cili godet me kokë pas zhvillimit të një këndoreje, por ndalet nga shtylla, ndërsa më pas Xhemajli çon sferën mbi traversë. (VIDEO)
28’ GOOOL EGNATIA! Vogli shfaqet para portës por gabon duke mos mposhtur Dajsinanin, Ky i fundit nis një kundërsulm të shpejtë, i cili në fund finalizohet nga Buriç. (VIDEO)
26’ Selmani ekzekuton një goditje dënimi ballore, sfera kalon jo shumë lart mbi traversën e portës së Tafas. (VIDEO)
23’ Tafas ndal një gjuajtje të fortë të Buriç, aksioni bëhet i pavlefshëm për një pozicion jashtë loje. (VIDEO)
16’ Buriç del i vetëm para portës, gjuajtja e tij me të djathtën përfundon jashtë katërkëndorit. (VIDEO)
15’ Driblim fantastik i Ruçit nga e djathta mes lojtarëve bardheblu, por pasimi i tij në qendër nuk shkon në destinacion. (VIDEO)
13’ Një harkim i rrezikshëm në zonën e Tiranës sjell gjuajtjen me kokë të Ndrecës, i cili nuk gjen portën. (VIDEO)
12’ Ruçi në të djathtën tenton të hyjë në zonë, Marku e mbyll mirë duke shmangur një aksion të rrezikshëm.
9’ Lleshi tenton nga distanca me të djathtën, gjuajtja e tij nuk gjen portën.
7’ Haxhiu tenton golin direkt nga goditja e këndit, Dajsinani devijon sferën mbi traversë. (VIDEO)
5’ Start i vrullshëm i dy skuadrave që tentojnë menjëherë të gjejnë hapësira për të rrezikuar në zonë.
1’ Nis dueli në Rrogozhinë.
FORMACIONET ZYRTARE
EGNATIA: Dajsinani, Xhemajli, Sota, Haime, Ndreca, Aleksi, Fernando, Ruçi, Albanese, Selmani, Buriç.
Trajner: Edlir Tetova
TIRANA: Tafas, Vera, Valerianos, Dembele, Lleshi, Marku, Soler, Haxhiu, Vogli, Tabeku, Mensah.
Trajner: Roberto Bordin
PANORAMASPORT.AL













