VIDEO/ Dyndje drejt stadiumit, tifozët e Skënderbeut të shumtë kundër Tiranës. Shikoni atmosferën në Korçë
Ndaj Skënderbeut, Tirana numëron vetëm 4 fitore në 15 vitet e fundit. Kjo ndeshje sjell atmosferë të zjarrtë në Korçë, pasi të dyja klubet luftojnë për mbijetesën.

Stadiumi i Korçës dhe njëherë është i mbushur në tribunën ballore ku kujtojmë se hyrja është falas.
Nga 22 ndeshje të zhvilluara në stadiumin “Skënderbeu”, qartësisht është shumë në avantazh skuadra vendëse, e cila, nga 22 takime, ka fituar dhjetë, ka barazuar tetë dhe ka humbur katër prej tyre. Për të gjetur një fitore të Tiranës në Korçë, duhet të kthehemi pas në kohë, më saktë, më 10 prill 2022.
Asokohe Tirana e Orges Shehit fitonte 4-0 ndaj korçarëve. Një trevitësh shterpësi ndaj Skënderbeut në transfertë, që përkthehet me mungesën e pikëve në renditje.
Atmosfera në stadium para ndeshjes: (VIDEO)
Jashtë stadiumit: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













